Uncategorized
Keyetari i Komunës së Bogovinës uron Fitër Bajramin!
Keyetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu ka uriar Fitër Bajramin, Emshiu ka shkruar:
Të nderuar qytetarë,
Uroj që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit dhe zemrave tona duke dëshiruar që të përcillet jo vetëm me urime, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Në emër të komunës së Bogovinës dhe në emrin tim personal ju uroj për shumë vite festa e Fitër Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë me ju dhe familjet tuaja.
Me respekt, i juaji
Besnik Emshiu”
Postimi i Plotë
Lajme nga vendi
Kompania “Saubermacher” Tetovë: Paguani, ose do t’i aktivizojmë përmbaruesit!
Kompania “Saubermacher” në Tetovë ka bërë të ditur se janë iniciuar procedurat për arkëtimin e detyrueshëm të borxheve të papaguara apo faturat e shërbimeve komunale për periudhën shkurt-gusht 2024. Sipas kësaj kompanie, qytetarët janë paralajmëruar për veprime të tilla dhe ata që nuk i janë përgjigjur thirrjes do të përballen me kosto shtesë sipas procedurave të mbledhjes së detyruar.
“Për të shmangur shpenzimet shtesë dhe shqetësimet në procedurat e arkëtimit së detyruar dhe përmbarimit, apelojmë tek të gjithë përdoruesit që kanë borxh të papaguar për faturat e lëshuara gjatë vitit 2024 që ta paguajnë sa më shpejtë. Duke paguar rregullisht, ne mund të sigurojmë kushte më të mira jetese në qytetin tonë dhe të shmangim situatat e pakëndshme dhe të panevojshme që mund të lindin gjatë procedurave përmbarimore. Bashkëpunimi juaj është i një rëndësie të madhe dhe me përgjigjen tuaj në kohë, ne do të kontribuojmë në funksionimin më të mirë të komunitetit tonë”, thonë nga kompania “Saubermacher”.
Ndërkohë, kjo kompani ka apeluar qytetarët ndërsa kërkohet që të njëtit të mos i hedhin mbeturinat pranë kontejnerëve. Kjo, pasi që në këtë periudhë, sfidat për grumbullimin e mbeturinave janë të shumta, ku reshjet e borës shkaktojnë vështirësi gjatë grumbullimit të mbeturinave për punëtorët e kësaj kompanie. Nga kjo kompani më tej sqarojnë se hedhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve shkakton edhe pengesa në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, sidomos kur ka mbulesë bore, probleme me pastërtinë e hapësirave publike si dhe rritjen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve.
“Periudha e dimrit ka sfida të veçanta për punëtorët dhe automjetet tona për shkak të borës dhe ngricave në rrugë. Ju lusim të mos i lini mbeturinat jashtë kontejnerëve. Duhet të keni konsideratë kushtet atmosferike, kur mbetjet shpërndahen rreth kontejnerëve, përveç që vështirëson punën e punëtorëve tanë dhe ndikon në efikasitetin në terren, sigurisht që ka një ndikim negativ edhe në mjedisin jetësor. Me bashkëpunimin tuaj, ne mund ta mbajmë mjedisin tonë të pastër dhe të sigurt për të gjithë. Ju lutemi hidhni mbeturinat ekskluzivisht në kontejnerë”,apelojnë nga kompania “Saubermacher”.
Nga kjo kompani, u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët ende përballen me të dhëna joadekuate në faturat e lëshuara ose në rast se duan të bëjnë pagesë të kontaktojnë “Saubermacher” në Tetovë, në zyrën e re në rrugën “Dervish Cara” në Tetovë, pastaj në Pallçisht të poshtëm, në sportelin e përkohshëm në objektin e komunës së Tetovës, si dhe një pikë pagesore në objektin e Ndërmarrjes Komunale “Tetova” afër tregut të gjelbër.TV KOHA
Uncategorized
NEIM MISIMI EMËROHET SEKRETAR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME
Neim Misimi nga fshati Bogovinë, i lindur më 22 Prill, viti 1996, është një hoxhë dhe profesionist i ri dhe i motivuar, me arsim të lartë dhe aftësi të zhvilluara në fushën e jurisprudencës islame dhe të drejtës kushtetuese dhe administrative. Ka përfunduar shkollën e mesme në Medresenë “Isa Beu” në Shkup gjatë vitit 2014-2015 dhe më pas vazhdoi studimet universitare në Universitetin El Kasimie në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u diplomua në vitin 2020, me fokus në Jurisprudencën Islame.
Më 25 tetor 2022, merr titullin “Magjistër i Shkencave Juridike” në të Drejtën Kushtetuese dhe Administrative, pranë Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë. Ky titull i ka mundësuar të thellojë njohuritë e tij në fushën e ligjit dhe të zhvillojë një kuptim të thellë të sistemeve ligjore dhe të drejtës shtetërore.
Ka aftësi të shquara në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhën shqipe (gjuha amtare), maqedonishten, anglishten, turqishten dhe arabishten, me nivel të lartë të njohurive në të gjitha këto gjuhë.
Përveç aftësive gjuhësore, Neimi është gjithashtu i aftë në përdorimin e programeve kompjuterike si Microsoft Word, Excel, PowerPoint, Outlook, FrontPage dhe interneti në përgjithësi.
Myftinia e Tetovës me në krye Myftiun, Dr.Hfz. Selver Xhemaili, Neim efendiut i uron shëndet dhe shumë suksese në detyrën e re.
Uncategorized
Zëvendësministrja e mbrojtjes, Elfet Ismaili paralajmëron 300 punësime të reja në Armatë!
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili, ka njoftuar se do të hapen 300 punësime për ushtarë profesionistë të rinjë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë në profilin e saj në facebook, ku zëvendësministrja Ismaili ka ndarë një foto për këtë proces.
Ky hap i rëndësishëm është pjesë e strategjisë për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe ofron mundësi për të rinjtë të bëhen pjesë e Armatës, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e vendit.
Ky program është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë të zhvillojnë një karrierë profesionale në fushën e mbrojtjes.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve