Lajme nga vendi
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
Në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe për zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës nesër në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të hapet Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë, ndërsa qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të drejtohen tek zyra ose në numrin e telefonit 044 344-082.
“Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara”, theksohet në kumtesën e nga zyra e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit potencon se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, për çka jo rastësisht shkelja e lirive të përcaktimit të votuesve si dhe shkelje të tjera të të drejtës së votës në janë vepra të ndëshkueshme. Gjithashtu, Avokati i Popullit apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor t’i respektojnë protokollet shëndetësore të konfirmuara për mënyrën e votimit”, qëndron në kumtesë.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
-
Lajme nga vendi3 years ago
Çertifikohet Këshilli komunal në Tetovë
You must be logged in to post a comment Login