Sport
Rrëshqiti në dush ditën e ditëlindjes, ndërron jetë portieri 20-vjeçari i Barcelonës, Guayaquil
Portieri i ri i Barcelonës Guayaquil, Justin Cornejo, ka humbur betejën me jetën në orët e para të ditës së sotme i cili ishte në gjendje kritike.
Portieri 20-vjeçar nga Ekuadori, i treti në hierarkinë e skuadrës, kishte rrëshqitur në dush dhe kishte goditur kokën dhe ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë. Dhe e gjithë kjo në ditëlindjen e tij.
Skuadra ekuadoriane, e cila është në tronditje pas humbjes së tij, i ka kërkuar CONMEBOL-it që të shtyjë ndeshjen që duhet të luajë kundër Bragadinos në orët e para të së enjtes (03.30) për Copa Sudamericana, por deri më tani kjo kërkesë nuk është pranuar dhe Ndeshja do të luhet normalisht, pavarësisht gjendjes së keqe emocionale të lojtarëve të Barcelonës.
Postimi i ekipit të Ekuadorit për humbjen e lojtarit: “Nuk ka fjalë apo fraza që mund të lehtësojnë dhimbjen që po ndjejmë tani.
Kujtimi i tij do të na japë forcën e nevojshme për ta kapërcyer këtë tronditje. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prefsh ne paqe. Ne Të duam ty”.
Postimi përkatës i kundërshtarit aktual, Bragantino:
“Bragantino është pikëlluar për vdekjen e lojtarit të Barcelonës të Guayaquil, Justin Cornejo, duke i uruar forcë familjes dhe miqve të sportistit. Po kështu ngushëllojmë lojtarët, stafin stërvitor dhe drejtuesit e ekipit nga Ekuadori në këto momente zie dhe pikëllimi”.
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: SHKËNDIJA ME FITORE U KTHYE NGA MANASTIRI
Dy fitore e skuadrave vendase, dy barazime dhe dy fitore e mysafirëve, me 11 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 15-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Tabelën e kryesojnë Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi me nga 30 pikë.
Shkëndija kthehet me tre pikë nga qyteti i alfabetit të gjuhës shqipe falë golit të Florent Ramadanit,. Me këto tri pikë me vlerë të shumë të madhe kuqezinjtë me 30 pikë së bashku me Gostivarin dhe Sileksin kryesojnë renditjen. Kuqezinjtë në Manastir me një lojë qetë mundën Pelisterin që është një skuadër e pa përshtatshme dhe pas vetes kanë një tifo grup të cilët gjatë gjithë ndeshjes në planë parë kishin ofendimet në baza nacionale ku nuk munguan ofendimet “për shqiptarët komora të gazit” dhe “Le të dinë shqiptarët e gjorë se emri Maqedoni nuk zhduket”. Por një gol i Florent Ramadanit në minutën e 36-të ia siguroi tre pikët Shkëndijës për të vazhduar kryesimin
]’Ndeshje që shihet deri tre pikshi fitorja nuk ka ndonjë ndeshje që ka bukuri sa i përket lojës edhe pse mendoj se një pjesë të madhe të lojës dominuam. Kishte situata ku edhe u rrezikuam mbrapa kryesisht nga gabimet tona por nëpër gjithësi luajtëm në një fushë të vështirë. Jemi skuadra e parë që fitojmë këtu, pesa e dytë dhe një pjesë e pjesës parë fusha ishte me ngrica gati, gati rrëshqitej shumë . Dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, kemi ca futbollist që rikthehen nga dëmtimi dhe paraqiten përsëri probleme të njëjta por ne duhet të menaxhojmë deri në fund situatën dhe të mundohemi të marrim pikë. Kurse sa i përket lojës kemi momente ku shfaqim pa siguri dhe kemi momente ku dukemi mirë dhe kemi momente ku e menaxhojmë mirë situatën’’ deklaroi pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri.
Skuadra e Shkupit vazhdon me rezultate zhgënjyese, në stadiumin e Çairit dhe para tifo grupit “Shvercerat” të cilët festonin 35 vjetorin e themelimit pësuan 0-2 nga Sileksi i Kratovës me dy golat që i realizoi Dodev në pjesën e parë. Gostivari me një gol të vetëm që e shënoi Mashike në minutën e 86 mundi Tikveshin 1-0. AP Brera dhe Struga Trim Lum, në Strumicë u ndanë me barazim 1-1, ndërsa Rabotniçki me përmbysje mundi Besën 4-1. Ndeshja në Ohër mes Voska Sportit dhe Vardarit përfundoi me barazim pa gola 0-0. Pas kompletimit të xhiros së 15-të, tabelën e kryesojnë Shkëndija, Gostivari dhe Sileksi me nga 30 pikë.
Liga e parë java e 15, rezultatet:
Pelisteri – Shkëndija 0-1
Gostivari – Tikveshi 1-0
Voska Sport – Vardari 0-0
Shkupi – Sileksi 0-2
AP Brera – Struga Trim Lum 1-1
Rabotniçki – Besa 4-1
Tabela: 1.Shkëndija 30 pikë, 2. Gostivari 30 3.Sileksi 30, 4.Rabotniçki 28, 5.Struga Trim Lum 26, 6.Shkup 16, 7. Pelisteri 16, 8.AP Brera 16, 9.Besa 13, 10. Voska Sport 12, 11. Varadri 12, 12. Tikveshi 10 pikë.
Java e 16 zhvillohet me 27 nëntorë, takohen: Besa – AP Brera, Shkëndija – Shkupi, Sileksi – Voska Sport, Struga Trim Lum – Pelisteri, Tikveshi – Rabotniçki, Vardari – Gostivari
Sport
FUTBOLLË RIKTHEHET KAMPIONATI VENDOR
Pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit në UEFA Liga e Kombeve, këtë fundjavë rikthehet kampionati vendor me ndeshjet e xhiros së 15-të në Ligën e parë dhe ato të xhiros së 13-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Java e 15-të në elitën e futbollit vendor karakterizohet me disa takime mjaftë interesante që mund të jenë edhe vendosësh për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit si për kreun e tabelës ashtu edhe për ekipet që aktualisht gjenden në pjesë e poshtme të tabelës. Gjithsesi se ndeshje më të zjarrta Jnë Pelisteri – Shkëndija që zhvillohet në ora 17:00të dielën nën dritat e reflektorëve, Shkupi – Sileksi në Çair, por edhe Rabotniçki – Besa në arenën ‘’Todor Proeski’’ , pastaj AP Brera – Struga Trim Lum, Gostivari – Tikveshi dhe Voska Sport – Vardari që është derbi i dy skuadrave që janë nga fundi i tabelës.
Java e 15-të takohen:
Pelisteri – Shkëndija
Gostivari – Tikveshi
Voska Sport – Vardari
Shkupi – Sileksi
AP Brera – Struga Trim Lum
Rabotniçki – Besa
Liga e dytë java e 13-të, takohen: Makedonija Gj.P – Vardari Negotinë, Arsimi – Boreci, Bellasica – Bregallnica, Ohri – detonit Plaçkovica, Bashkimi – Kozhufi, Pobeda – Skopje, Novaci – Osogova, Kamenica Sasa – Vardarski
Ndërkaq të shtunë me fillim në orën 13:00, zhvillohen ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e dytë dy skuadrat shqiptare Arsimi dhe Bashkimi janë nikoqire të ekipeve Boreci gjegjësisht Kozhufi. Në javën e 13-të , nesër me fillim në ora 13:00, takohen:: Makedonija Gj.P – Vardari Negotinë, Arsimi – Boreci, Bellasica – Bregallnica, Ohri – Detonit Plaçkovica, Bashkimi – Kozhufi, Pobeda – Skopje, Novaci – Osogova, Kamenica Sasa – Vardarski
Sport
Edhe një skandal tjetër i rumunëve, tani ofendojnë UEFA-n për Kosovën
Disa tifo-grupe janë plotësisht kundër Kosovës, tifozë rumunë protestojnë kundër vendimit të UEFA-s
Dy orë pas publikimit të vendimit të UEFA-s për fitoren me rezultat zyrtar të Rumanisë, është paraqitur në fazën e grupit të tifozëve “Honor Et Patria”, që përkrah përfaqësuesen rumune.
Janë parë dhjetëra tifozë rumune duke protestuar kundër UEFA-s, që dënoi federatën rumune me 128 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.
Disa tifo-grupe rumune janë plotësisht kundër Kosovës.
Tifozët rumunë dëgjohen duke thirrur “UEFA Mafia”!
Kjo është një fyerje e turpshme e tyre..
Kjo është mendësia rumune, këta janë të njohur për provokime, të cilët sa e sa herë janë dënuar për provokime të rënda.
Derisa rumunët po protestojnë dhe po kundërshtojnë vendimin, FFK-ja bëri një reagim shumë të zbehtë, ndërsa faktin se do të ankohet në CAS e përmendi vetëm në mesin e tekstit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve