Connect with us

Lajme nga vendi

Keyetari i Komunës së Vrapçishtit uron Fitër Bajramin!

Published

on

Keyetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani uron Fitër Bajramin

Në emër të Kryetarit të Komunës z.Isen Shabani, Këshillit komunal, si dhe Administratës komunale, Ju urojmë nga zemra festën e Fitër Bajramit, duke ju uruar shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Postimi i Plotë

Lajme nga vendi

ASHMAA: Është miratuar udhëzimi për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Published

on

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA), për të qartësuar mënyrën e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor, ka miratuar udhëzim për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

Siç kumtuan sot nga ASHMAA, me udhëzimin janë mbuluar rregullat për kufijtë e reklamës politike me pagesë (RPP), përcaktimin e reklamuesit, shpërndarjen e kohës në lajme në Shërbimin Publik, prezantimin politik falas në kanalin parlamentar, sigurimi i aksesueshmërisë së përmbajtjes për procesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuara, rregullat e raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, veçanërisht për periudhën e përputhjes së dy proceseve zgjedhore.

“Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, në raundin e parë të votimit, transmetuesit mund të transmetojnë gjithsej nëntë minuta e tridhjetë sekonda kohë shtesë reklamuese në një program transmetimi me orë reale, ekskluzivisht për RPP. Në udhëzimin është përcaktuar saktësisht ndarja e këtyre minutave në mesin e shtatë parashtruesve të listave/kandidatëve për president. Në raundin e dytë të votimit, koha totale e RPP-së do të varet nga koha e RPP-së së përdorur nga parashtruesit e listave/kandidatët për president të cilët do të vazhdojnë fushatën zgjedhore në raundin e dytë, theksohet në kumtesën.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, sqarohet në kumtesën, transmetuesit kanë të drejtë në nëntë minuta e tridhjetë sekonda shtesë për reklamim në kohë reale, ekskluzivisht për RPP. Pas konfirmimit të listave të dorëzuara të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia përkatësisht do të plotësojë udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

“Gjatë heshtjes zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, më 23 dhe 24 Prill (deri në orën 19:00) 2024, vazhdon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare, por ndërpritet mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale-informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore për dy proceset zgjedhore”; shtohet në kumtesën nga ASHMAA.

Advertisement

Shërbimi publik dhe stacionet televizive të nivelit shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të transmetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në një format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara.

Udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 janë në dispozicion në ueb faqen www.avmu.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ESHS: Në gjysmën e dytë të vitit 2023 energjia elektrike u shtrenjtua për 8.2%

Published

on

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmëvjetorin e parë.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, lëviz nga 6.756 deri në 12.393 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 36.858 deri në 48.300 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të gazit natyror për amvisëritë është 51.257 denarë për nm3.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Aktorët politikë burimi kryesor i “ndotjes” së hapësirës mediatike”

Published

on

Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, retorika e dëmshme mes aktorëve politikë intensifikohet, tregon Raporti i ri i Institutit për Studime të Komunikimeve, i cili mat narrativet e dëmshme politike në dy muaj e fundit. Raporti shton se aktorët politikë janë burimi kryesor i, siç thonë ata, i “ndotjes” së hapësirës mediatike dhe janë gati për “fushatë të zezë”.

“Te VMRO-DPMNE-ja narrativet e dëmshme më së shumti i drejtohen LSDM-së dhe BDI-së, të cilat partia opozitare i paraqet si “struktura kriminale, të papërgjegjshme dhe që nuk marrin parasysh interesat kombëtare”. LSDM, nga ana tjetër, shpeshherë e cilëson VMRO-DPMNE-në si “frenues i integrimit evropian” dhe e akuzon për qeverisje të korruptuar në institucionet lokale në mbarë vendin. “E Majta” shënjestron LSDM-në dhe BDI-në, por nuk kursen as VMRO-DPMNE-në, duke u paraqitur si një parti e vogël që punon për qytetarët kundër blloqeve të mëdha partiake” – Raport për narrativet e dëmshme politike.

Sipas Raportit, populizmi është gjithashtu në rritje, kështu që vërehet se pothuajse të gjitha subjektet politike kanë tendencë të paraqiten si në anën e popullit, duke përfaqësuar interesat e tyre në krahasim me kundërshtarët e tyre politikë. Me afrimin e datës së zgjedhjeve, edhe gjuha e përdorur është më e mprehtë. Akuzat për ndikim të huaj ishin dhe janë element i pashmangshëm i hulumtimit.

“Nëse në periudhën paraprake akuza të tilla i drejtoheshin kryesisht “Të Majtës” dhe VMRO-DPMNE-së, për të cilat LSDM-ja në pushtet pretendonte pa prova se janë nën ndikimin rus, është risi që Lidhja Evropiane për Ndryshim në janar dhe shkurt fokusohet në sulmet kundër Ali Ahmeti dhe përfaqësuesit e lartë të BDI-së, veçanërisht për temën e ndikimit negativ të jashtëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në politikën e brendshme. Nga ana tjetër, BDI shpeshherë akuzon kundërshtarët politikë nga partitë shqiptare për “lidhje ruse” dhe vë në dukje narrative etnocentrike dhe retorikë dikotomike “PO për Evropën, JO për Rusinë” që po merr përmasa me kandidaturën për president të vendit” – Raport për narrativet e dëmshme politike.

Sipas Raportit, shqetëson fakti i kritikave të shpeshta të aktorëve politikë me ndikim, si nga ish-kryeministri Kovaçevski, ashtu edhe nga lideri i opozitës Mickoski, ndaj mediave, gjë që nxit klimë mosbesimi dhe shkelje të lirisë së shprehjes. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat