Uncategorized
Sot dyert e muzeve dhe lokaliteteve arkeologjike do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët
Sot hyrja në të gjithë muzetë dhe zonat arkeologjike në vend do të jetë falas, për nder të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Vendeve Arkeologjike. Ministria e Kulturës njofton se institucionet shtetërore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës.
Do të jenë të hapura dyert e institucioneve kombëtare: institutet dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë; Stobi dhe Herakleia; Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Kombëtare e Maqedonisë me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i luftës maqedonase; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i alfabetit shqip; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezlobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në NOV – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeumi i historisë së natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në Kumanovë dhe Gjevgjeli.
Në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitete (ICOMOS) shpalli 18 prillin si Ditën Botërore të Trashëgimisë dhe ICOMOS rekomandon çdo vit një temë për kremtimin dhe aktivitetet e asaj dite të organizuar nga komitetet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Çdo vit, temat janë aktuale, dhe kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore botërore, për mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e pasurisë së paçmuar të zbuluar përmes arkeologjisë”, thonë nga Ministria e Kulturës.
Uncategorized
Greqi, mijëra peshq të ngordhur mbulojnë sipërfaqen e detit! Ja shkaku i dyshuar
Mijëra peshq të ngordhur mbuluan sipërfaqen e detit në Volos të Greqisë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet se si mijëra peshq kanë mbuluar bregun e detit.
Ekspertët duke folur për mediat greke pohuan se peshqit e ngordhur ishin peshq të ujërave të ëmbla.
Sipas tyre, ngordhjet masive të peshqve që po ndodhin në rajon për rreth një javë ishin për shkak të pamundësisë së peshqve të ujërave të ëmbla të arrinin në det përmes lumenjve në rajon dhe kanë dështuar të përshtaten me ujin e kripur të detit.
Pas shpërndarjes së pamjeve në rrjetet sociale, prokuroria nisi hetim lidhur me incidentin për të përcaktuar ndotjen e ujit të detit në rajon dhe shkakun e ngordhjes së peshqve.
Uncategorized
Reagojnë veteranët e UÇK-së: BDI eliminoi eprorët e vertetë të UÇK-së, disa fizikisht disa politikisht, gradoi udhëhëqsit e ‘Llavave’ që luftuan kundër UÇK-së në 2001
Shkelja e dinjitetit të UÇK-së dhe shqiptarëve të cilën Ali Ahmeti dhe BDI po na e bën është e papranueshme dhe anti-shqiptare, reagojnë veteranët e UÇK-së.
“Fillimisht, BDI me politikat e saja bëri që të vriten të gjithë komendantët dhe ushtarët e vërtetë të UÇK-së, e tani vazhdon terrorin e shqiptarëve përmes spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të Serbisë.
Dëshmi më e mirë për këtë është kjo fotografi, e bërë diku në vitin 2001-2002
Personi me veshje sportive të kuqe është Shefik Bajrami. Kur UÇK në atë kohë luftonte me forcat sllave, Shefiku ishte udhëheqës sektori në polici, por edhe udhëheqës i fshehtë i “Llavave”, të cilët ushtronin dhunë ndaj civilëve shqiptar, e tentonin të masain forcat me me UÇK-në.
Ky ka qenë njëri nga tradhtarët shqiptarë të UÇK-së së asaj kohe, e siç po shihet, armiku kryesor i shqiptarëve sot, kuptohet me urdhër të Ali Ahmetit.
Ali Ahmeti na ka borxh të përgjigjet, si ka mundësi që sot nuk është gjallë asnjë komandant kryesor i UÇK-së ndërsa spiunët dhe bashkëpunëtorët e “Llavave” të jenë në pozita udhëheqëse.
Për se të duhen këto persona, që tashmë janë me dosje kriminele në funksione. Apo vetëm për t’i torturuar edhe sot shqiptarët, për të ushtruar terror ndaj të rinjve shqiptat, e për të të mbajtur ty në pushtet.
Ali Ahmeti, përmes këtyre njerëzve e dëshmon se bashkëpunëtor i kujt ke qenë në 1998 -1999 si dhe në vitin 2001, por edhe bashkëpunëtor i kujt je sot!
Vepro dhe dëshmoje të kundërtën që të të besojmë”, qëndron në shkresën e veteranëve të UÇK-së.
Uncategorized
Bilall Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin e VLEN në Cyrih të Zvicrës, deklaroi para mërgimtarëve se, ata janë pjesa më e rëndësishme e popullit shqiptar dhe e meritojnë që në vendlindjen e tyre të priten me krenari.
“Ju sillni në Maqedoni mbi një miliardë euro në vit. Ju nuk e meritoni që kur vini në vendlindje të pritni nëpër kufi nga 7-8 orë siç po ju lënë në Kufirin me Serbinë, por e meritoni të priteni edhe me lule”, ka thënë Kasami.
Ai ka shtuar se ndryshimin që po vjen, sidomos edhe me mbështetjen masive të mërgatës, nuk dop të mund ta ndalin ata që punojnë për Beogradin dhe Vuçiqin.
“Ju e dini planin e famshëm dhe famkeq të kandidatit të BDI-së në rastin e asja që ndodhi në Kosovë me Banjskën, ku ai kishte folur me zërin e Beogradit dhe me zërin e Vuçiqit dhe duke i treguar Albinit se si duhet të veprojë në terrritorin e tij. Po ta kishte dëgjuar Bujar Osmanin, Albin Kurti sot, Veriu do të ishte i ankesuar. Por Albini e din kë e dëgjon, dëgjon popullin shqiptar, dëgjon popullin i cili e ka votuar, dëgjon popullin i cili ja ka dhënë mandatin”.
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se VLEN u bashkua që të ndalojë të keqen e të ndërtojë të ardhmen.
“Ne sot jemi bashkuar që tu themi se u ka ardhur koha, tu themi se tani, ashtu siç janë të bashkuar, duhet të shkojnë në opozitë. Kjo do të ndodhë duke votuar numrin 6”, tha Kasami.
Kasami shtoi se të gjithë e dinë se funksionarët e BDI-së dhe partnerët e tyre të koalicionit, me paratë e qytetarëve, nuk ndërtojnë stadiume, klube dhe akademi sportive, por ndërtojnë vila personale në Gjirin e Lalzit e në çdo pjesë të bregdetit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve