Connect with us

Lajme nga rajoni

KFOR: S’ka dëshmi se armë nga Serbia po ruhen në kisha, përgjegjësia i takon policisë

Published

on

KFOR-i ka mohuar deklaratat e bërë dje nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila tha se armë nga Serbia po ruhen në kishat serbe në Kosovë.

Në një përgjigje për rtv21.tv, KFOR tha se ngjarja e përmendur nga Kearns i referohet vitit të kaluar, kur ‘Batalioni Mbretëror Fusilier’ u dërgua në veri të Kosovës për mbështetje të misionit të KFOR-it.

Tutje KFOR tha se prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it dhe se pas hetimeve të mëtejshme për konfirmuar një gjë të tillë, “nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”.

“Nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Më tej organizata paqeruajtëse tha se ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, “që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”. /21Media

Advertisement
Advertisement

Lajme nga rajoni

Kosovari ndërron jetë në Qabe duke kryer Haxhin, ja detajet!

Published

on

Qytetari nga Podujeva, Muharrem Gashi ka ndërruar jetë në Qabe, derisa kishte shkuar për ta kryer obligimin fetar.

Kështu kanë njoftuar familjarët e tij:

“Te dashur miq shok familjar ju njoftojm se ka ndrruar jet babà jon Muharrem H Gashi vdekja ka ndodhur ne qabe atje ku shkoj ta kryej obligimin feter ”

Continue Reading

Lajme nga rajoni

25 vjet nga dorëzimi i ushtris sërme në Kosovë

Published

on

Sot mbushen 25 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

Advertisement

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. /KosovaPress/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Tmerr në Zagreb: Një burrë e lau veten me benzinë ​​dhe i vuri flakën vetes përpara ndërtesës së qeverisë kroate

Published

on

Rreth orës 09:40 para gardhit në anën jugore të sheshit të Shën Markut në Zagreb, para ndërtesës së Qeverisë Kroate, një person i panjohur është larë me benzinë ​​dhe i ka vënë flakën vetes, konfirmon Indeksi nga policia e Zagrebit. i shpallur.

Jozyrtarisht mësohet se një burrë i ka vënë flakën vetes, gjatë së cilës ka pësuar djegie të rënda. Ai ishte ende gjallë kur mbërritën shërbimet e urgjencës.

Dëshmitari: Ai ishte i hutuar

Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë për “Jutarnji list” se ka parë një burrë duke u lyer me lëng në afërsi të ndërtesës së Qeverisë dhe është dukshëm i mërzitur.

Sigurimi u njoftua shumë shpejt për këtë lëvizje. Përpara se të niseshin drejt tij, burri tashmë ishte përfshirë nga flakët.

Continue Reading

Më të lexuarat