Lajme nga vendi
Arrestohen tre gostivaras, vodhën gjësende dhe tre trotinetë elektrikë në Negotinë!
“Arrestohen tre vjedhës, janë zbardhur gjashtë vepra penale, një pjesë e gjësendeve të marra janë kthyer te pronarët”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Më tej bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, gjatë periudhës kohore prej orës 9 të mëngjesit deri në ora 14, në rajonin e Negotinës, ndërkaq të arrestuarit janë nga fshatra të Gostivarit.
“Dje, (03.07.2023) gjatë periudhës prej orës 09.20 deri në ora 14.00, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria I.Ç.(26) nga Topllica e Gostivarit dhe E.F.(22) dhe J.M.(18) nga Dobridolli i Gostivarit. Që të tre dyshohen se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje” në tre objekte hotelerike në rajonin e Negotinës, ndërkaq në mënyrë shtesë kanë marrë edhe tre trotinetë elektrikë. Trotinetët e marrë janë gjetur dhe do të kthehen te pronarët, ndërkaq të dyshuarit janë në mbajtje dhe kundër tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse”, sqarojnë nga MPB-ja për rastin.
Lajme nga vendi
MILEVSKI & BARDHI – OPTIMISTË NË FITOREN E SOTME NDAJ LETONISË
Nga Riga Letoni, Shaban Sinani
Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë stadiumin “Skonto” në Riga zhvilloi séance e fundit stërvitore para ndeshjes së sotme kundër Letonisë në kuadër të Liga C në grupin katër të UEFA Liga e Kombeve. Pas seancës stërvitore u mbajt takim më gazetarë ku opinionin e vetë e dhanë seleksionuesi Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi. Takimi Letoni – Maqedonia zhvillohet sonte në ora 18:00
Seleksionuesi Bllagoja Milevski është optimist se të përzgjedhurit e tij janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje ndaj edhe do të japin më të mirën nga vetja e tyre. Gjithashtu ai potencoi se ekipi që ai e drejtoj asnjëherë nuk ka nënë vlerësuar andaj shprehi respektin e veçantë edhe për Letoninë, por Maqedonia gjithmonë shkon në fitore
“Ekipi Lituanisë e ka respektin tonë maksimal. Jo vetëm Letoni por të gjithë kundërshtarët tanë në grupin tone. Por ne jemi të koncentruar krejtësisht si do të dukemi na dhe si do të ngrihemi në terren. Unë thash se Maqedonia do të pyetet deri në fund të tyre kualifikimeve se si duke renditja në tabelë” tha Milevski
Në ndeshjet e fundit tani më është bërë traditë që edhe gjithë vëmendjen ta drejtojmë nga kapiteni Enis Bardhi dhe forma e tij varet epilogu i ndeshjes është. Këtë ai e dëshmi në dy ndeshjet e para të edicionit të ri UEFA Liga e Kombeve kundër Ishujve Farore në transfertë dhe sidomos kundër Armenisë në Shkup
“Për mua është me rëndësi që të japi gjithmonë maksimumin dhe gjithmonë të jem me veten mirë edhe tentoj ta ndihmoj ekipin. Kjo ka rëndësi për mua dhe tentoj ta ndihmoj ekipin kjo ka rëndësi më së shumti edhe shpresoj që nesër të kthehemi dhe pas ndeshjes të jemi të gjithë të gëzuar edhe ti kemi tre pikët që I kërkojmë” deklaroi kapiteni Enis Bardhi
Sa i përket formacionit të mundshëm seleksionuesi Milevski tha se do të vendos para fillimit të ndeshjes edhe pse konceptin e ka të qartë për njëmbdhjetshin që do të zbres në fushë. Ndeshja Letoni – Maqedoni, zhvillohet sonte me fillim në ora 18:00, në stadiumin “Skonto” në Riga, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri Sundberg nga Danimarka./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Miteva: Vauçer prej 250 euro për të gjithë studentët dhe ndihmë financiare deri në 30,000 euro për biznes
Rinisë duhet t’i jepet vendi qendror në vendimmarrje – ky është vizioni i Qeverisë në zbatimin e masave dhe politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës. Për këtë qëllim, Qeveria ka paraparë masa, konkretisht vauçer prej 250 euro për studentët për pajisje elektronike, si dhe mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për bizneset për të rinjtë, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.
Lidhur me të njëjtën, Miteva njoftoi se qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në fushën e teknologjisë informative, i cili duhet të finalizohet deri në fund të këtij viti dhe duhet të rezultojë në përcaktimin e qasjes që është më e favorshme dhe përmes e cila do të gjendet më e mira për shpërndarjen e mjeteve financiare
Përkatësisht synohet të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do t’i sigurojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët. Futja e kësaj mase, e cila do t’u sigurojë të gjithë studentëve një kupon prej 250 eurosh posaçërisht për blerjen e pajisjeve elektronike, është krijuar për të siguruar që të gjithë studentët të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme dixhitale.
Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, për studentët tanë? Në një epokë gjithnjë e më dixhitale, qasja në pajisjet elektronike si laptopët, tabletët dhe programet edukative është thelbësore për të mësuarit efektiv. Këto vauçer do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në edukimin e tyre”, thekson Miteva.(Telegrafi)
Lajme nga vendi
Rrahen mes vete dy kirurg në Spitalin e Tetovës
Rrahje në spitalin klinik të Tetovës. Mesditën e sotme në repartin e kirurgjisë në Spitalin klinik të Tetovës, ka ardhur deri tek përleshja fizike mes dy kirurgëve.
Për rastin në fjalë, nga drejtoria e Spitalit të Tetovës thonë se përveç që e kanë lajmëruar në polici, do të ngrenë edhe komision nga spitali klinik i Tetovës, për të vërtetuar saktë se çka ka ndodhur mes dy mjekëve, për të pasuar më tej edhe me masat nga drejtoria e spitalit.
Rasti u konfirmua edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, nga ku thonë se paraqitja është bërë mesditën e sotme nga spitali klinik i Tetovës, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Mund tua konfirmojmë se sot rreth 13 midis dy kirurgëve, në Spitalin Klinik në Tetovë, ka ndodhur rrahje. Nuk i japim dot emrat e mjekëve shkaku i qartsimit të pafajësisë deri sa organi gjyqësor të caktoj fajësinë. Inicialet janë D.H. dhe Z.S. Drejtori i Spitalit personalisht ka komunikuar edhe me Stacionin policor në Tetovë dhe me krye shefin e policisë dhe presim organet të veprojnë. Në kuadër të kompetencave tona patjetër që do marrim masa, mirëpo rasti për momentin është objekt trajtimi nga organet e policisë. Pasi të kemi vendim për njërin apo tjetrin apo për të dy bashkë, do ndërmarrim edhe masat e nevojshme konform Ligjit”, tha Valon Abdylhamiti, nga Spitali i Tetovës.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve