Connect with us

Lajme nga vendi

Zhelina dhe Tetova pjesë e Garave Akademike Ndërkombëtare | VIDEO

Published

on

Sot, në Komunë  e Zhelinës kryetari i komunës Blerim Sjediu ka pritur në takim Drejtorin e Garave Akademike Ndërkombëtare Dejvid Maden dhe Filip Matvin, Këshilltar strategjik dhe Drejtor i marrëdhënieve publike. Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu për Televizionin KOHA tha se në të ardhmen pritet që ky bashkëpunim të shtohet edhe më shumë dhe nxënësit nga Zhelina dhe Tetovatë jenë pjesë e këtyre garave.

Drejtori  i Garave Akademike Ndërkombëtare Dejvid Maden për Televizionin KOHA tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi është që në të ardhmen edhe nxënës nga ky rajon të jenë pejsë e garave në histori dhe gjeografi. Shpresoj që do të kemi edhe nxënës që do të përfaqësojnë maqedoninë në garat e ardhshme, tha ai. Sipas tij, kjo organizatë është një nga organizatorët më të mëdhenj në botë për gara akademike për nxënësit të moshës 12 deri në 18 vjeçare, nga e gjithë bota, në fushën e Historisë dhe të Gjeografisë, e që do të organizojnë garat botërore në Romë, Itali, në fund të muajit korrik 2023.

Në këtë takim ishte dhe nxënësi Zakari Turinski nga Nju Xhersi, ShBA, fitues i parë i garës për gjeografi për Maqedoninë e Veriut. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Bojmacaliev: Mbi 100 mijë qytetarë presin dokumentet e tyre personale, afati ligjor është shkelur

Published

on

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev, i pyetur për vonesën e dhënies së dokumenteve personale, ka shpjeguar se me ardhjen e qeverisë teknike, ministri ka bërë disa reforma, të njohura vetëm për të për disa arsye personale, të cilat nuk sollën asnjë rezultat.

Bojmacaliev tha se para ardhjes së qeverisë së përkohshme, të gjithë qytetarët kishin marrë dokumentet e tyre personale brenda 15 ditëve. Megjithatë, situata ka ndryshuar pas reformave të ndërmarra, duke çuar në vonesa të mëdha në dhënien e dokumenteve.

“Por fatmirësisht qeveria teknike do të përfundojë së shpejti, ndaj do të kthejmë në rrugën e duhur shërbimet administrative, qytetarët do të fotografohen dhe do të shërbehen në 15 ditë për të marrë dokumentet e tyre. E kam thënë që nga dita e parë, por nuk u kuptua se nuk bëhet fjalë vetëm për t’i fotografuar qytetarët, për t’u marrë paratë, por për të mos u dhënë pasaportat. Qytetarët kanë pritur diku për dy muaj e gjysmë për dokumente të caktuara për të cilat kanë paguar dhe janë fotografuar”, ka theksuar zëvendësministri shtesë Bojmacaliev

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian

Published

on

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në “Euronews Albania” deklaroi se në Frontin Europain ka shumë tensione dhe përçarje, për çka shpreson që të mos eskalojnë në incidente më të mëdha. Ai theksoi se shembull i gjendjes së tensionuar në Frontin Europian janë edhe incidenet dhe reagimet e bartësve të tyre në Njesinë e 5-të zgjedhore.

“Para disa ditëve u dështoi një tubim në Strugë, ku pastaj doli edhe reagimi i njërit nga bartësit e Zonës 5, pra njëri nga bartësit e Frontit Evropian, ku siç duket ka pasur tensione në mes të grupit të tij dhe grupit të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Pra, kjo garë besoj të përfundojë pa ndonjë incident më serioz, sepse ne si koalicion opozitar, si VLEN, nuk jemi të interesuar që të ketë tensione, për shkak se vlerësojmë se votuesit tani janë votues familjar të cilët duan një ambient të qetë politik për të dalë me familjet e tyre për të votuar për ndryshimin të cilin e presin”, ka thënë Kasami.
Kreu i Lëvizjes BESA tha se listat e koalicionit VLEN janë të pastra dhe nuk ka persona që janë të shkruar në Listën e Zetë të SHBA-së.

“Ne jemi shumë të sigurt dhe po e themi shumë hapur se nuk ka dhe nuk do të tolerojmë një person i tillë të jetë pjesë e Koalicionit VLEN, apo të jetë në listat e Koalicionit VLEN. Ne kemi qenë të kujdesshëm në përpilimin e listave për deputet që në asnjë moment të mos kemi asnjë person me biografi të dyshimtë dhe që të jemi me lista të pastra, gjë që nuk ndodh në anën tjetër. Atë që përmenda më herët, në Strugë edhe pse BDI kishte deklaruar se ishte e distancuar nga kryetari i Komunës së Strugës, ai është pjesë aktive e kampanjës së BDI në Zonën 5 dhe kjo në fakt po ju sjell tensione dhe po i rikthen konfliktet e së kaluarës në mes të ASH dhe BDI-së dhe BDI ka pjesë të strukturave të saj persona nongrata, ka persona që në të asrdhmen të jenë nëpër këto lista të zeza”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai foli edhe për euforinë që është krijuar në mbështetje të Koalicionit VLEN në të gjitha vendbanimet shqiptare, ku theksoi se qytetarët si asnjëherë më parë rreshtohen rreth VLEN-it dhe presin të vijë ndryshimi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

SASHK reagon ndaj vendimit të MASH-it për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

Published

on

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të mbajtur ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit, të cilat janë shpallur “jo pune” për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov, ka kërkuar që ministri Jeton Shaqiri të tërheqë menjëherë letrën e dërguar shkollave që i detyron të punojnë në këto ditë të shpallura “jo pune” nga Qeveria.

“Që kur ditët jopune bëhen punë brenda natës?” – tha Nedelkov. Ai gjithashtu shtoi se kjo vendim iu ngjan diskriminues punonjësve të shkollave fillore, duke theksuar se ata janë të vetmit në sektorin publik dhe privat që duhet të punojnë në këto ditë të caktuara si “jo pune”.

Nedelkov gjithashtu kritikoi faktin që vitet e tjera shkollore kanë përfunduar me më pak se 180 ditë pune, duke theksuar se ka pasur raste kur Ministria e Arsimit ka pranuar këtë praktikë. Kjo, sipas tij, e bën vendimin aktual të Ministrisë së Arsimit të padrejtë dhe të papranueshëm.

SASHK ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të punonjësve në arsim dhe kërkon një rishikim të vendimit të Ministrisë së Arsimit në përputhje me kërkesat dhe interesat e tyre. /Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat