Sot, në Komunë e Zhelinës kryetari i komunës Blerim Sjediu ka pritur në takim Drejtorin e Garave Akademike Ndërkombëtare Dejvid Maden dhe Filip Matvin, Këshilltar strategjik dhe Drejtor i marrëdhënieve publike. Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu për Televizionin KOHA tha se në të ardhmen pritet që ky bashkëpunim të shtohet edhe më shumë dhe nxënësit nga Zhelina dhe Tetovatë jenë pjesë e këtyre garave.
Drejtori i Garave Akademike Ndërkombëtare Dejvid Maden për Televizionin KOHA tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi është që në të ardhmen edhe nxënës nga ky rajon të jenë pejsë e garave në histori dhe gjeografi. Shpresoj që do të kemi edhe nxënës që do të përfaqësojnë maqedoninë në garat e ardhshme, tha ai. Sipas tij, kjo organizatë është një nga organizatorët më të mëdhenj në botë për gara akademike për nxënësit të moshës 12 deri në 18 vjeçare, nga e gjithë bota, në fushën e Historisë dhe të Gjeografisë, e që do të organizojnë garat botërore në Romë, Itali, në fund të muajit korrik 2023.
Në këtë takim ishte dhe nxënësi Zakari Turinski nga Nju Xhersi, ShBA, fitues i parë i garës për gjeografi për Maqedoninë e Veriut. /Televizioni KOHA/