Kuriozitete
Një burrë kafshon 36 kanaçe pijesh në 1 minutë, fiton rekordin Guinness
Një burrë nga Republika Çeke tregoi nofullat e tij të fuqishme duke kafshuar 36 kanaçe pijesh në gjysmë në 1 minutë, duke fituar një rekord botëror Guinness.
René Richter, duke u paraqitur në Lo Show Dei Record të Italisë, fitoi Rekordin Botëror Guinness për shumicën e kanaçeve të pijeve të grisura në gjysmë me dhëmbë në 1 minutë.
Kanaçet e aluminit ishin të mbushura me ujë dhe Richter-i u lejua të përdorte vetëm njërën dorë dhe dhëmbët e tij për secilën kanaçe.
Kështu Richter hodhi 36 kanaçe në kohën e caktuar, duke vendosur me sukses rekordin./abcnews.al
Kuriozitete
FOTO: Gjendet thesari me vlerë 500 mijë euro në zorrët e balenës së ngordhur në Ishujt Kanarie

Pas më shumë se një muaji ekzaminime, nga veterinerët e Institutit Universitar të Shëndetit të Kafshëve dhe Sigurisë Ushqimore janë zbardhur shkaqet e vdekjes së një balene.
Arsyeja lidhet me një gur ngjyrë gri qelibari dhe peshë 9 kilogramë e me diametër 60 centimetra, që kishte ngecur në zorrën e balenës së gjetur në La Palma të Ishujve Kanarie.
Guri u gjet shumë afër kolonit distal, çka besohet se i shkaktonte pengim të tranzitit të zorrëve.
Sipas ekspertëve kemi të bëjmë me një sekrecion biliar të ngurtësuar.
“Një gur i ngjashëm me gurin në veshka, i cili ka një vlerë të lartë në sektorin e parfumeve”, thuhet në raportin shkencor.
Ky gur kushton të paktën 500 mijë euro, por për balenën ishte një thesar vërtetë vdekjeprurës.
Balena në fjalë u gjet e bllokuar në plazhin Nogales, më 21 maj. Patologët veterinarë të Universitetit lokal kishin përjashtuar menjëherë shkaqet antropike në vdekjen e kafshës.

Kuriozitete
Katër shekuj studime, shkencëtarët zbulojnë kontinentin e zhdukur

Pas 375 vitesh spekulime dhe eksplorimesh, shkencëtarët më në fund konfirmuan ekzistencën e një kontinenti “të zhdukur” të njohur si Zealandia ose Te Riu-a-Māui në gjuhën maori.
Ky kontinent, i cili është afërsisht 1.89 milion milje katrorë në madhësi, dikur ishte pjesë e një superkontinenti të lashtë të quajtur Gondwana, i cili përfshinte gjithashtu Antarktidën Perëndimore dhe Australinë Lindore mbi 500 milion vjet më parë.
Megjithatë, Zelandia filloi të “tërhiqej” nga Gondwana rreth 105 milionë vjet më parë, gjeologët ende po përpiqen të kuptojnë pse ndodhi kjo. Gradualisht kontinenti u fundos nën ujë. Sipas të dhënave miliona vite më parë rreth 94% e planetit ishte e përbërë nga uji.
Ekzistenca e Zelandës u regjistrua për herë të parë në 1642 nga biznesmeni dhe marinari holandez Abel Tasman, i cili ishte në një mision për të gjetur “kontinentin e madh jugor” ose Terra Australis.
Ndërsa Tasman nuk arriti ta gjente këtë tokë të re, ai u ndesh me maori vendas kur zbarkoi në ishullin jugor të Zelandës së Re. Pavarësisht armiqësisë së tyre ndaj tij, Maori dha informacion të vlefshëm për tokën përreth, duke përfshirë ekzistencën e një mase të madhe tokësore në lindje.
Megjithatë, pothuajse u deshen rreth 400 vjet që shkencëtarët të bien dakord për ekzistencën e Zelandës.
Në vitin 2017, një grup gjeologësh u shfaqën ishin në qendër të mediave kur njoftuan zbulimin e tyre të Zelandisë, Te Riu-a-Māui në gjuhën maori. Një kontinent i madh prej 1.89 milion milje katrorë (4.9 milion km katrorë), i cili është rreth gjashtë herë më i madh se Madagaskari.
Kuriozitete
Aksident i rëndë në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, ka edhe të lënduar
Dje mbrëma (13-dhjetor) në ora 21:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Tetovë në Zhelinë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve me targa të Tetovës “Mercedes” i drejtuara nga 44-vjeçari Q.S. nga Pallatica e Tetovës dhe “Sead Toledo” që drejtohej nga 61-vjeçari A.T. nga Çifliku i Tetovës.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar bashkëudhëtarja në veturën “Toledo” Xh.R.(63) nga Llërca e Tetovës ndërsa dy shoferët kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
-
Lajme nga vendi1 year ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi8 months ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
-
Lajme nga vendi1 year ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur