Connect with us

Lajme nga vendi

Kasami qetëson prindërit për alarmet për bomba në Tetovë: Është shtuar kujdesi në shkolla

Published

on

Pas alarmit për bomba të vendosura në dy shkollat ​​fillore në Tetovë, kryetari i komunës Bilall Kasami informoi se po ndërmerren masa për kontrolle më të mëdha në objektet shkollore dhe bëri thirrje për qetësi dhe të mos krijohet panik.

“Apelojmë deri te qytetarët, mësimdhënësit dhe prindërit të jenë të qetë dhe të mos krijojnë panik në situata të tilla.Sektori i arsimit në komunën e Tetovës me propozim të organeve të sigurisë, ka rritur kujdesin dhe mbikëqyrjen mbi shkollat ​​dhe është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave dhe organet e sigurisë në vend.Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete të tjera dhe se janë konsideruar si të rreme, megjithatë duhet të kemi kujdes.Njëherësh, njoftojmë se paralajmërime të këtilla nuk ka në shkollat ​​tjera fillore dhe të mesme dhe situata është nën kontroll”, tha Kasami.

Pas alarmit se ka të vendosura bomba në dy shkollat ​​fillore “Liria” dhe “Kirili dhe Metodij”, nxënësit dhe mësimdhënësit me urdhër të policisë kanë lëshuar objektet e shkollës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Prokuroria Publike e RMV-së; Deri në mbylljen e vendvotimeve nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet

Published

on

Prokuroria Publike e RMV-së ka dalë me njoftim në lidhje me procesin zgjedhor të ditës së sotme. Gjatë ditës së zgjedhjeve deri në mbylljen e vendvotimeve, në adresën elektronike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut izbori@jorm.mk nuk është pranuar asnjë kallëzim për krim lidhur me zgjedhjet.

“Sipas informacioneve të marra nga prokuroritë publike në mbarë vendin, dita e zgjedhjeve në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa shqetësime të mëdha në procesin zgjedhor. Nuk u regjistruan incidente më të rënda që do të kishin karakteristikat e krimit kundër zgjedhjeve dhe votimit apo krime të tjera që do të rrezikonin procesin zgjedhor”.

“Komisioni i Përkohshëm i Prokurorisë Publike për parregullsi të mundshme zgjedhore ka monitoruar rrjedhën e votimit dhe gjatë ditës janë organizuar punë të jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike. Prokuroria Publike ka koordinuar me institucionet tjera përgjegjëse për monitorimin e procesit zgjedhor”.

“Komisioni do të vazhdojë punën deri në përfundim të ciklit zgjedhor. Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski: Dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë, të sigurtë dhe demokratike

Published

on

Ministri I Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se në nivel të shtetit janë evidentuar 12 raste të fotografimit të fletvotimit, dy raste të grisjes së fletvotimit, 6 denoncime për ofrim të ryshfetit dhe 15 denoncime për agjitim. Në përgjithësi ai vlerëson se dita e votimit ka kaluar në atmosferë të qetë, të sigurtë dhe demokratike.

“ Gjatë ditës janë evidentuar më shumë ngjarje që kanë të bëjnë me fotografimin e fletvotimit, paraqitje për agjitim në vendvotime dhe parregullësi të tjera të vogla, por nuk janë evidentuar incidente më serioze, që çojnë në prishjen e procesit zgjedhorë.”- deklaroi Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: BDI është fajtore pse shqiptarët nuk arritën të dërgojnë kandidat shqiptar në raundin e dytë

Published

on

Bilall Kasami në pres konferencë për media akuzoi BDI për blerje të votave duke thënë se VLEN është fitues legjitim në këto zgjedhje. Ai shtoi se VLEN në zgjedhjet e 8 majit do të fitoj.

Ai shtoi se BDI është fajtore se shqiptarët nuk arritën të dërgojnë një kandidat shqitpar në raundin e dytë.

“Fillimisht dua të falënderoj votuesit që votuan për kandidatin tonë. Fitues jemi ne nga koalicioni VLEN. VLEN fitoi votat e shqiptarëve. BDI-ja ka humbur legjitimin“, tha Kasami. Ai shtoi se “Edhe ky rezultat po të përkthehet në mandat deputetësh është një diferencë e vogël. BDI-ja shkatërroi mundësinë që presidenti shqiptar të zgjedhej në këto zgjedhje. Kjo garë vlejti sot dhe do të vlej edhe më shumë më 8 maj”, shtoi Kasami.

Continue Reading

Më të lexuarat