Pas alarmit për bomba të vendosura në dy shkollat fillore në Tetovë, kryetari i komunës Bilall Kasami informoi se po ndërmerren masa për kontrolle më të mëdha në objektet shkollore dhe bëri thirrje për qetësi dhe të mos krijohet panik.
“Apelojmë deri te qytetarët, mësimdhënësit dhe prindërit të jenë të qetë dhe të mos krijojnë panik në situata të tilla.Sektori i arsimit në komunën e Tetovës me propozim të organeve të sigurisë, ka rritur kujdesin dhe mbikëqyrjen mbi shkollat dhe është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave dhe organet e sigurisë në vend.Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete të tjera dhe se janë konsideruar si të rreme, megjithatë duhet të kemi kujdes.Njëherësh, njoftojmë se paralajmërime të këtilla nuk ka në shkollat tjera fillore dhe të mesme dhe situata është nën kontroll”, tha Kasami.
Pas alarmit se ka të vendosura bomba në dy shkollat fillore “Liria” dhe “Kirili dhe Metodij”, nxënësit dhe mësimdhënësit me urdhër të policisë kanë lëshuar objektet e shkollës.