Lajme nga vendi
Pa arsim cilësor, nuk ka zbatues të ndryshimeve
Misioni i OSBE në Shkup do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saj për të përmirësuar të gjitha segmentet sociale, duke përfshirë sistemin arsimor, i cili në fakt është shtylla kryesore e strategjisë kombëtare për zhvillim.
Pa ofertë të arsimit cilësor, nuk është e mundur të krijohen qytetarë që do të jenë krijues dhe zbatues të ndryshimeve që kërkon koha e re dhe që duhet të ndodhin për integrimin e shtetit në familjen evropiane të vendeve të zhvilluara.
Ky është konkluzioni i takimit të djeshëm të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri dhe Shefit të ri të Misionit të OSBE në Shkup, ambasadorit Kilian Val, në të cilin u diskutua për reformat aktuale në sistemin arsimor, veçanërisht në fushën e arsimit fillor, por edhe për planet e ardhshme që do të mbështeten nga OSBE. Ministri Shaqiri, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të ndërtojë një mjedis shkollor harmonik në të cilin nxënësit do të kenë besim të ndërsjellë, respekt për njëri-tjetrin dhe qëllimi i tyre i përbashkët do të jetë investimi i njohurive të fituara në përparimin e vendit tonë.
Lajme nga vendi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,79 % në raport me vendimin e datës 6.9.2024.
Nga data 11.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 76,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,507 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,273 den/kg dhe do të jetë 43,507 den/kg.
Lajme nga vendi
Skandalet përfshijnë Ministrinë e Bujqësisë, ministri i ri Tripunovski shpalos shpërdorimet
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, publikoi dy rastet e para, nga gjithsej 5 rastet e keqpërdorimit të parave të shtetit, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur me ministrinë e bujqësisë e udhëhiqte Ljupço Nikollovski nga LSDM. Tripunovski tha se gjatë kësaj periudhe, persona të caktuar juridikë, edhe pas mosrespektimit të marrëveshjeve, kanë vazhduar të jenë shfrytëzues të parave të shtetit në formë subvencionesh. Ministri Tripunovski thotë se bëhet fjalë për dy subjekte juridike që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 765 mijë euro. Ministri tha se aktualisht po punohet në 5 raste, por vetëm për dy rastet që u publikuan sot, janë siguruar dëshmi të forta. Tripunovski ftoi institucionet kompetente të punojnë në zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Rrokulliset makina me të cilën udhëtonte trajneri dhe dy lojtarë të KF Bashkimit nga Kumanova
Makina me të cilën udhëtonin trajneri i ekipit te parë të KF Bashkimit, Bazhe Janakievski, si dhe dy lojtarët Memet Rizahamza dhe Borjan Panevski është rrokullisur sot në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të pikëpagesës rrugore në Rramanli, shkruan gazeta LAJM.
Njoftimin dhe videon në adresën elektronike të gazetës LAJM, e ka dërguar pronari i klubit, Burak Hyda.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10;30 derisa Janakievski, Rizahamza dhe Panevski ishin duke udhëtuar drejt Kumanovës për të marrë pjesë në stërvitjet e paraditës.
Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Kumanovës, ku janë konstatuar lëndime të lehta trupore.
Sipas Hydës, makina ka dal nga rruga për shkak ujit të grumbulluar në autostradë nga reshjet e shiut.
“Është rrotullisur një makinë me 3 pasagjerë, në afërsi të pikëpagesës rrugore afër Kumanovës. Në makinë ishin trajneri dhe dy lojtar të KF Bashkimit. Makina është dëmtuar rëndë, ndërsa lojtarët me lëndime të lehta trupore. Trajneri ka disa lëndime të lehta por është në gjendje të mirë”, ka shkruar Hyda./Gazeta LAJM
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve