Connect with us

Uncategorized

Nxënësit shqiptarë të Çashkës nuk e shënuan sot Ditën e Alfabetit, kjo është arsyeja

Published

on

Rreth 70 nxënës shqiptarë të Komunës Çashkë të Velesit nuk i’u gëzuan e nuk i kënduan këngë 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Madje, shumë prej tyre sot edhe vijuan procesin e zakonshëm mësimor në shkollën fillore “Todor Janev” ku tashmë me vite u mohohet e drejta për mësim në gjuhën amtare, prandaj detyrohen që mësimin ta ndjekin në gjuhën maqedonase. Ndërsa ekipi i Alsat vizitoi këtë shkollë, nxënësit rrëfyen nëse dhe sa kanë njohuri për Ditën e Alfabetit.

A e di sot se cila festë është?
Jo.
A e di çfarë feste është “22 Nëntori”?
Jo.
Është dita e alfabetit shqip. A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Jo.
A di ndonjë vjershë shqip?
“Jo”.

A e di alfabetin e gjuhës shqipe?
Po.
Ma trego.
A, B, Ç, R.
A di ndonjë vjershë shqip, a e reciton ndonjë vjershë?
A, B, C, R.”

Çfarë lexon më shumë, përveç librave?
Lexoj lektyra.
Në cilën gjuhë I lexon?
Në maqedonisht.

Pse nuk mendon që në shkollën e mesme të vazhdosh në gjuhën shqipe?
Kam mësuar shumë vite këtu dhe më vjen mbrapsht të mësoj shqip, kam dëshirë të shkoj në maqedonisht”.

Advertisement

Prej në Çashkë u nisëm drejt fshatit Ellovec për të takuar nxënësit që për hir të 22 Nëntorit sot nuk kishin shkuar në shkollë. Rrëfimet e tyre janë të ndryshme, disa preferojnë që arsimin e mesëm ta vazhdojnë maqedonisht ndërsa të tjerët në shqip.

“Prej në klasë të parë mësoj maqedonisht, nuk kam asnjë problem, mirë më shkon. Më vështirë e kemi në lëndën e historisë, ka fjalë të rënda.

Në shkollë të mesme ku do të shkosh?

Përgjigje: Në Veles, maqedonisht, ashtu jam mësuar, do të regjistrohem në farmaci.
Pyetje: A lexon ndonjë libër në gjuhën shqipe, cila është e fundit?
Përgjigje: Po, lexoj. E fundit është “Mos u hidhëro” dhe kam mësuar shumë fjalë të mira”.

“Për në të ardhmen mendoj të regjistrohem në Shkup. Shqip të mësoj më mirë më vjen”.

Advertisement

“Sot është “22 Nëntori” dita e alfabetit.

A dëshiron ta mësosh ndonjë vjershë që ka të bëj me ditën e alfabetit, ditën e flamurit?
Dua të mësoj por s’ka kush të më mësoj.
A lexon diçka shqip?
Ndonjëherë, ndonjë gjë nga internet”.

Hajrullah Ameti, banor në këtë fshat shprehet i revoltuar për diskriminimin që po u bëhet fëmijëve shqiptarë në këtë pjesë.

“Më mirë mos të jemi gjallë. Në shekullin 21 të mësojnë nipat dhe stërnipat në gjuhën tjetër kjo është turp, shumë më vjen keq. Ndonjëherë edhe në shtëpi kur vijnë ju shkon gjuha të flasin maqedonisht mirëpo ne me këmbëngulje i mësojmë shqip”, tha Hajrullah Ameti, banor i fshatit Ellovec.

Mungesa e paraleleve shqipe në Çashkë është problem shumë vjeçar për të cilin janë propozuar zgjidhje të shumta por asnjëra prej tyre nuk rezultoi me epilog konkret. /Alsat/

Advertisement

Uncategorized

Shoqata e mjekëve të familjes nga shërbimi shëndetësor privat nuk do të punojnë të hënën nga ora 12:00 – 16:00 në shenjë revolte, pasi mbrëm kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë

Published

on

Mjekët e familjes nga shërbimi shëndetësor privat nuk do të punojnë të hënën nga ora 12:00 deri në 16:00 në shenjë revolte, pasi dje kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun përballë poliklinikës Zhelezara, presidenti i Asociacioni i mjekëve privatë të familjes, Lilija Çolakova Dervishova, tha për MIA-n.

Jemi të tmerruar nga ky akt i urryer. Bëhet fjalë për kolegun dhe profesionistin tonë që gjithë jetën ia ka kushtuar punës. Çfarë do të thotë kjo, se duhet të kemi frikë nëse dikush që nuk është i kënaqur me punën tonë për ndonjë arsye dhe pas orarit të punës mund të hyjë në jetën tonë. Ne do të shprehim revoltën tonë dhe nuk do të punojmë të hënën nga ora 12:00 deri në ora 16:00, thotë Çolakova – Dervishova.

Ai theksoi se është e nevojshme të miratohet Ligji për Veprimtarinë Doktorale që do të përcaktojë saktë kushtet, të drejtat dhe detyrat e mjekëve.

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt të kalojë Ligjin për Veprimtarinë Doktorale, i cili do të mbrojë punën e mjekëve. Jemi vërtet të indinjuar dhe të tmerruar nga një akt i tillë, tha Çolakova-Dervishova.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për MPB-në se mjeku nuk ishte i punësuar në poliklinikën Zhelezara, por në një ordinancë private të lëshuar me koncesion.

Advertisement

MPB bëri të ditur se mjeku 67-vjeçar me plagë me thikë është gjetur në parkingun përballë poliklinikës Zhelezara. Sipas njoftimit, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi.

Me datë 21.03.2024 në ora 23:09, në RSH Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, në parkingun në nr. përballë ish-klinikës Zhelezara. Sipas njoftimit, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Continue Reading

Uncategorized

Ndërron jetë anesteziologu i njohur nga Tetova Tefik Alili

Published

on

Në moshën 70 vjeçare ka ndëruar jetë anesteziologu i mirënjohur nga Tetova, Tefik Alili.

Alili për njw jetw  të tërw ka shërbyer fizikisht e moralisht në spitalin e Tetovës sepse përveç gjithash ai ka qenë dera ku ka trokitur çdo anesteziolog i ri. Edhe pse në penzion Alili thuajse çdo ditë ishte në spitalin e Tetovës për të dhënë ndihmë e për të kontribuar.

Tefik Alili shkoj por Spitali i Tetovës do të vijoj ta ketë aty sepse Roland Alili, djali i tij me krenari ecën rrugës së babait të vet.

Televizioni Koha i shpreh  ngushëllime të sinqerta  familjes Alili.

Continue Reading

Uncategorized

Demiri: Fëmijët e pa vaksinuar nuk mund të shkojnë në çerdhe

Published

on

Ministri Demiri, ka urdhëruar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe.

Ministri Demiri i ftuar në emisionin “10 minuta” apeloi prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj shtoi se duhet të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“I lus gjithë qytetaret që fëmijët e vet t’i vaksinojnë dhe të sensibilizohen. Në kontekst të rekomandimit të KSI, sot e mora raportin dhe në mënyrë eksplicite kërkova prej sektorëve relevante të MSH-së, që të fillojnë me inspektimin dhe të respektohen rekomandimet e KSI që konsistojnë, të mos i lënë fëmijët e pavaksinuar të vizitojnë shkollat dhe programet parashkollore”.

“Fëmijët që nuk janë të vaksinuar ose janë pjesërisht të vaksinuar duhet të ruhen në kushte shtëpiake”, tha Demiri.

Continue Reading

Më të lexuarat