Lajme nga vendi
Levica: Po i japim dorën VMRO-së që të mos i nënshkruajmë amendamentet kushtetuese
Hristijan Mickoski i uruan Arben Taravari dhe Bilall Kasami për rezultatet e raundit të parë dhe tha se së bashku do t’i kalojnë ndryshimet kushtetuese. Këtu urojmë dhe bëjmë thirrje që të mos kalohen ndryshimet kushtetuese sepse ky është vullneti i popullit. Kështu tha dje Amar Mecinoviq, zëdhënës i së Majtës dhe bartës i listës parlamentare të kësaj partie në njësinë e dytë zgjedhore, transmeton Portalb.mk.
“Në mandatin e kaluar kemi qenë armiqtë më të mëdhenj të LSDM-së dhe BDI-së, si me shembullin e kryeparlamentarit Xhaferi ashtu edhe me formimin e shumicës së re me Zaevin. Dhe tani le të fokusohemi në problemet e qytetarëve për të cilat programi ynë ka zgjidhjet më të mira”, tha bartësi i NJZ 2, Mecinoviq.
Ai tha se e Majta ndjek problemet dhe dëshirat e qytetarëve, duke përfshirë çështjen e mospërfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë dhe shtoi se programi i partisë ofron zgjidhje konkrete për problemet më urgjente të qytetarëve.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje tha se koalicioni i ardhshëm qeveritar do të udhëhiqet nga partia e tij, në të do të jetë edhe koalicioni “Vlen”.
Një nga vijat e kuqe, pra kushtet që ka ky koalicion për të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme, siç e kanë përsëritur vazhdimisht deri tani përfaqësuesit e tij, është miratimi i ndryshimeve kushtetuese.
Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
VLEN: Besimi dhe qeverisja e mirë janë themeli i sigurisë dhe stabilitetit në rajon
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “vlerësojnë lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Nga VLEN thonë se “në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta.
“Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. Për VLEN-in vizioni i qeverisjes së mirë, i bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit, është thelbi i politikës që sjell stabilitet afatgjatë. Reforma e shtetit dhe reforma e sigurisë ecin krah për krah dhe vetëm përmes institucioneve të besueshme mund të garantohet zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik dhe besimi qytetar”.
“Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti me Bashkimin Evropian janë pjesë e pandashme e kësaj qasjeje, e cila synon ndërtimin e një kulture të re sigurie më bashkëpunuese, më moderne dhe më evropiane. Ky vizion i artikuluar nga zëvendëskryeministri Fetai është dëshmi e qartë se qeverisja e re është e vendosur ta forcojë shtetin përmes besimit dhe ta afrojë vendin drejt standardeve evropiane të stabilitetit, transparencës dhe mirëqeverisjes”, thonë nga VLEN.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

