Site icon Tetova Expres

Levica: Po i japim dorën VMRO-së që të mos i nënshkruajmë amendamentet kushtetuese

Hristijan Mickoski i uruan Arben Taravari dhe Bilall Kasami për rezultatet e raundit të parë dhe tha se së bashku do t’i kalojnë ndryshimet kushtetuese. Këtu urojmë dhe bëjmë thirrje që të mos kalohen ndryshimet kushtetuese sepse ky është vullneti i popullit. Kështu tha dje Amar Mecinoviq, zëdhënës i së Majtës dhe bartës i listës parlamentare të kësaj partie në njësinë e dytë zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

“Në mandatin e kaluar kemi qenë armiqtë më të mëdhenj të LSDM-së dhe BDI-së, si me shembullin e kryeparlamentarit Xhaferi ashtu edhe me formimin e shumicës së re me Zaevin. Dhe tani le të fokusohemi në problemet e qytetarëve për të cilat programi ynë ka zgjidhjet më të mira”, tha bartësi i NJZ 2, Mecinoviq.

Ai tha se e Majta ndjek problemet dhe dëshirat e qytetarëve, duke përfshirë çështjen e mospërfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë dhe shtoi se programi i partisë ofron zgjidhje konkrete për problemet më urgjente të qytetarëve.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje tha se koalicioni i ardhshëm qeveritar do të udhëhiqet nga partia e tij, në të do të jetë edhe koalicioni “Vlen”.

Një nga vijat e kuqe, pra kushtet që ka ky koalicion për të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme, siç e kanë përsëritur vazhdimisht deri tani përfaqësuesit e tij, është miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

Advertisement

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Exit mobile version