Lajme nga vendi
Kultura e komunikacionit në Maqedoni është e ulët, vozitje e shpejtë, nën ndikimin e alkoolit

Analiza e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregon se shkeljet në trafik janë në rritje në Maqedoni gjatë tre viteve të fundit. Shoferët shpeshherë shkelin ligjet duke vozitur shpejt, pa patentë, nën ndikimin e alkoolit dhe duke shfrytëzuar celularët gjatë vozitjes. Këto shkelje janë faktorët kryesorë të aksidenteve të rënda në rrugë.
Kundërvajtjet për shpejtësinë e lejuar kanë rritur me 25% gjatë periudhës 2021-2023, ndërsa shkeljet për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit janë dyfishuar. Shoferët që vozitojnë pa patentë dhe ndezin semaforin e kuq gjithashtu janë në rritje.
Në këtë kontekst, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të forcuar kontrollin dhe për të sanksionuar shkelësit. Përmes fushatave informuese dhe veprimeve penale, ata synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e shoferëve dhe kulturën e trafikut në vend. Megjithatë, ende ka sfida në zbatimin e ligjit dhe në ndërgjegjësimin e popullsisë.
Në raportin gjithashtu theksohet se përdorimi i celularit gjatë vozitjes është një problem i madh, i cili rrit rrezikun e aksidenteve në rrugë. Autoritetet po angazhohen për të ndaluar këtë praktikë duke sanksionuar rreptësisht shkelësit.
Gjithashtu, fenomeni i spërkatjes së këmbësorëve dhe parkimi i paligjshëm janë shqetësime të tjera në trafik. Këto sjellje rrezikojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe kërkojnë veprime të menjëhershme për t’u adresuar.
Në përfundim, autoritetet vlerësojnë se për të rritur sigurinë në rrugë, është e nevojshme një kombinim i masave penale dhe parandaluese, si dhe ndërgjegjësimi i popullsisë për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut.
Lajme nga vendi
11-vjeçarja nga Orasha e Tetoves sulmohet fizikisht nga shoku i klasës, përfundon në spital me lëndime

Më datë 19.03.2025, në ora 15:35, në SPBTetovë nga Spitali klinik i Tetovës është raportuar setek ata për ndimë jekësore është pranuar një nxënëse nga f. Orashë, e cila ka mbetur e lënduar me një send të fortë.
Menjëherë është vepruar pas kallëzimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një të mitur 11-vjeçare nga fshati Orashë, e cila është sulmuar fizikisht nga shoku i saj e klasës nga fshati Odri, i cili sipas kallëzimit në sulm ka përdorur edhe një send të fortë, gjatë daljes nga shkolla fillore në fshatin Odri.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajme nga vendi
Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe një herë ka përsëritur thirrje drejtuar ekipeve mediatike që morën pjesë në varrimin e sotëm të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi në diskotekën e Koçanit, që t’u përmbahen parimeve etike.
Nga Qeveria thonë se pjesa më e madhe e mediave nuk transmetojnë dhe nuk shpërndajnë foto dhe video materiale nga familjarët e viktimave, ndërsa ata që kanë publikuar përmbajtje të tilla edhe njëherë apelojnë t’i përmbahen informimit etik.
“Ndjeshmëria e tragjedisë dhe dhimbja personale e familjeve në këtë moment nuk duhet të jetë shënjestër e sensacionalizmit, narrativeve emocionale, fotove dhe videove. Ftojmë mediat që të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e familjeve dhe në asnjë rast me raportimin mediatik nuk duhet të shkaktohet shqetësim personal dhe shqetësim të opinionit”.
“Edhe një herë apelojmë deri te mediat që të raportojnë fakte të verifikuara, të shmangin spekulimet dhe dezinformatat, të respektojnë privatësinë e familjeve të viktimave. Njëkohësisht falënderojmë mediat që raportuan në mënyrë profesionale dhe respektuan rekomandimet për raportim nga varrimi i viktimave të ngjarjes tragjike”, thonë nga Qeveria.
Lajme nga vendi
Turqia do të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Turqia po përgatitet me shpejtësi të ratifikojë marrëveshjet kornizë ushtarake të nënshkruara me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i inicioi këto marrëveshje për të krijuar një prani më të fortë ushtarake turke në rajon, raporton media suedeze “Nordic Monitor”.
Sipas “Nordic Monitor”, marrëveshjet lehtësojnë shkëmbimet e personelit, kërkimin e përbashkët në shkencën dhe teknologjinë ushtarake dhe bashkëpunimin operacional në ndihmën humanitare dhe misionet e ndihmës ndaj fatkeqësive.
Raporti citon gjeneralin e brigadës Esat Mahmut Yılmaz, kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë. Sipas Yılmaz, Turqia ka konsoliduar tre marrëveshje, fillimisht të negociuara veçmas, në një kuadër të vetëm për të përshpejtuar angazhimin në operacionet ushtarake të huaja.
Pasi të ratifikohen, marrëveshjet do të lejojnë ushtrinë turke të nënshkruajë marrëveshje dytësore me partnerët e huaj pa miratim shtesë parlamentar. Kjo metodë zgjeron aktivitetet ushtarake të Turqisë jashtë shtetit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve