Lajme nga rajoni
Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin njëri nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje.
“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, tha shkurt ai.
Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.
Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.
Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.
Për bllokim të qytetarëve nga Kosova është raportuar edhe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. /Telegrafi/
Lajme nga rajoni
Mediat malazeze për fjalimin e Presidentes Osmani në Amerikë: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme nga rajoni
Shefi i BE në Kosovë: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron të bashkohet me BE-në.
“Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Detyrat e vështira duhet të bëhen. Reformat duhet të realizohen”, citohet Orav në X nga Zyra e Bashkimit Evropian për Kosovë të ketë thënë për Associated Press.
Mbrëmjen e 9 shkurtit pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me publikimin e të dhënave mbi rezultatet preliminare.
KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme. Ky proces zgjedhor është konsideruar demokratik dhe i qetë.
Lajme nga rajoni
Konstantinos Thasoulas është presidenti i ri i Greqisë

Votimi i katërt i sotëm kërkonte një shumicë prej 151 deputetësh, numër ky që tashmë ishte tejkaluar në votimet e mëparshme nga ish-kryetari i Kuvendit, Konstantinos Thassulas, i propozuar nga Demokracia e Re.
Në votimin e parë dhe të dytë kërkohej një shumicë prej dy të tretash ose 200 vota parlamentare, ndërsa për votimin e tretë kërkohej një shumicë prej tre të pestat (180). Në votim, Tassoulas fitoi me votat e 160 deputetëve, ndërsa kandidati i PASOK-ut Tassos Giannitsis mori 34 deputetë, kandidati i SYRIZA-PS Luca Katseli mori 40 deputetë dhe kandidati Niki K. Kiriakou vetëm 14 deputetë.
Pas shpalljes së rezultatit, Kryetari i Dhomës Nikitas Kaklamanis shkoi në zyrën e Konstantinos Thasoulas për ta informuar atë se ai ishte Presidenti i ardhshëm i Republikës së Greqisë.
Mandati i presidentes aktuale, Katerina Sakellaropoulou, përfundon më 13 mars 2025.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve