Lajme nga rajoni
85 vjet nga pushtimi italian i Shqipërisë
Më 7 prill 1939, Italia pushton Shqipërinë. Ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare.
Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Benito Musolinit dhe Adolf Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin italian të Shqipërisë.
Mbreti Zog, iku dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk.
Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.
Lajme nga rajoni
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacioni mbi daljen e votuesve deri në ora 19:00 ose në fund të procesit të votimit.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashkovski në konferencë për shtyp tha se deri 19:00 kanë votuar 801.074 votues, ose 48.46%.
Dashkovski shtoi se Novaci është komuna me daljen më të madhe.
Ndërsa më pak në Qendër Zhupë.
Lajme nga rajoni
Deri ora 15:00 dalja në zgjedhjet presidenciale në RMV është 34.96 % kurse në Tetovë 32.80%
Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 15:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së për rajonin e Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë ;
TETOVË 32.80% prej numrit të përgjithshëm 86.405 kanë votuar 26.840 votues
GOSTIVAR 25.41% prej numrit të përgjithshëm 81.517 kanë votuar 20.687 votues
BOGOVINË 22.07% prej numrit të përgjithshëm 28.583 kanë votuar 6.305 votues
BËRVENIC 27.48% prej numrit të përgjithshëm 15.898 kanë votuar 4.366 votues
VRAPÇISHT 10.35 % prej numrit të përgjithshëm 26.778 kanë votuar 2.769 votues
ZHELINË 20.22 % prej numrit të përgjithshëm 25.132 kanë votuar 5.079 votues
JEGUNOVC 29.43 % prej numrit të përgjithshëm 10.007 kanë votuar 2.943 votues
TEARCË 27.62 % prej numrit të përgjithshëm 22.421 kanë votuar 6.191 votues
Kurse në gjithë teritorin e Republikës së Maqedonis së Veriut deri ora 15.00 dalja e votuesve është 34.96 % prej numrit të përgjithshëm 1.814.317 votues, kanë votuar 566.073 votues. Të dhënat e publikuara janë marur nga faqja krzesore e KSHZ-së .
Lajme nga rajoni
BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit
Bashkimi Evropian i ka vendosur kushte Serbisë, për Kosovën.
Siç raporton Euronews, Serbia ose duhet të lejojë përfshirjen e Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose të ballafaqohet me pezullimin e aspiratave të saj për të u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Sipas mediumit ndërkombëtar, rruga e Serbisë drejt BE-së tani është direkt e lidhur me pëlqimin e heshtur për anëtarësimin e Kosovës në organizata të tilla si OKB-ja dhe Këshilli i Europës.
Ky vendim erdhi në dritë pasi ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, të mbledhur në Luksemburg më 22 prill, ranë dakord të ndryshojnë një pjesë kyçe të Kapitullit 35, i cili merret me negociatat e Serbisë për anëtarësim.
Beogradi deri më sot ka qenë kundër asaj që Kosova të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare, duke pasur frikën se një gjë e tillë do të implikonte njohjen e saj si shtet.
Në dorë të Qeverisë Serbe mbetet tani të zgjedhë mes njohjes së indirekte të shtetit të Kosovës përmes anëtarësimit të saj në këto organizata ose të frenojë ambiciet për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.
Vendimi i ministrave të Jashtëm i shton presionin mbi një marrëveshje të re të Ohrit, e cila synon të “normalizojë” marrëdhëniet e tensionuara që nga dekadat e fundit mes dy shteteve.
Marrëveshja e Ohrit, e cila u nënshkrua në pranverën e vitit 2023, u shihet si një rifirmim i marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Kjo marrëveshje njohu autoritetin qeverisës të institucioneve kosovare, por deri më sot vetëm disa nga zotimet janë zbatuar nga të dy palët.
Një nga aspektet kritike të marrëveshjes së re është se Serbia duhet jo vetëm të shmangë bllokimin e Kosovës në rrugën e saj ndërkombëtare, por edhe të njohë dokumentet zyrtare administrative si targat dhe pasaportat kosovare.
Kushtet e reja që janë vendosur nga BE-ja paraqesin një dilemë të vështirë për Beograd – është një sfidë e re politike që kërkon nga liderët politikë dhe shoqëria serbe të përballet me një zgjedhje të rëndësishme: të nisë një proces të njohjes së ngadaltë dhe progresive të Kosovës ose të heqë dorë nga perspektiva e anëtarësimit në BE.
Kjo situatë e re diplomatike dhe politike që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor është një element thelbësor që do të përcaktojë rrugëtimin dhe marrëdhëniet e ardhme mes Serbisë, Kosovës dhe BE-së, duke pritur të shohim se si do të vepronte Beogradi në ditët dhe muajt e ardhshëm./Telegrafi/
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve