Connect with us

Lajme nga vendi

MPPS apelon që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga valët e të nxehtit

Published

on

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatorëve në kopshte, punëtorëve në Qendrat për Punë Sociale dhe në Kryqin e Kuq që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valët e ardhshme të të nxehtit.

MPPS njofton se masat vazhdojnë të zbatohen edhe sot dhe nesër.

Masat e përgjithshme që, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës duhet të respektohen, janë lirimi nga detyrimet e punës i grupeve më të rrezikuara të popullsisë, ku përfshihen edhe shtatzënat. Gratë dhe personat mbi 60 vjeç, aktiviteti fizik nuk duhet të praktikohet në kopshte dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të ofrojnë ndihmë. personave të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, si dhe punëdhënësve të respektojnë rregulloret ligjore në këtë fushë.

MPPS gjithashtu apelon për shtimin e kontrolleve nga Inspektorati Shtetëror kompetent i Punës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat