Lajme nga vendi
Drejtoria e doganës tash ka edhe një qen gjurmues i cili do të zbulojë narkotikë, armë dhe para
Një delegacion i Drejtorisë së Doganës i kryesuar nga drejtori Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në pjesën e fundit të stërvitjes të një qeni për dogana i dhuruar dhe stërvitur nga ana e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Me këtë, Drejtoria e Doganës ka në dispozicion pesë qenë gjurmues të cilët nëpunësve të doganës ua lehtësojnë punën e përditshme dhe marrin pjesë në shumë aksione të sukseshme zbulimi.
Qeni i llojit labrador (dhelpra e kuqe), siç informojnë nga Dogana, me sukses e përfundoi trajnimin e specializuar për zbulimin e parave, drogës dhe armëve.
Drejtori i Drejtorisë së Doganës ka marrë pjesë edhe në ushtrimin praktik në aeroportin Shën Apostoll Pali në Ohër, ku ishte demonstruar zbulimi i tregtisë së palejuar nga ana e ekipeve mobile me ndihmën e qenve të doganës në kushte reale.
Bogoev ka shprehur mirënjohje për Shoqatën Gjermane për Bashkëpunin Ndërkombëtar për mbështetjen e deritanishme dhe ka theksuar se Drejtoria e Doganës është e gatshme për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë sferë sepse falë aftësive të jashtëzakonshme të qenve gjurmues krahas asaj që u lehsëtohet puna doganierëve, dukshëm përmirësohen edhe rezultatet gjatë parandalimit të kontrabandës dhe tregtisë së palejuar.
“Çrrënjosja e krimit të organizuar dhe ekonomia gri është një nga prioritetet kyçe të Drejtorisë së Doganës. Në këtë luftë qentë e doganës janë me rëndësi të veçantë dhe me sukses shfrytëzohen gjatë parandalimit të transportit të paligjshëm të narkotikëve, armëve dhe parave”, bëhet e ditur në kumtesën e Drejtorisë së Doganës.
Lajme nga vendi
BDI mbledh organet e partisë, pritet të vendosë për format e protestës
BDI-ja ka thirrur mbledhjen e të gjitha strukturave partiake sot në Tetovë nga ku pritet të dalë plani konkret mbi masat që do të ndërmerr BDI-ja për siç thonë ata, mbrojtje të legjitimitetit. Në mbledhjen e thirrur prite të vendoset për protestat e mundshme të cilat BDI-ja i paralajmëron në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë VMRO-VLEN dhe qëndrimin e tyre mbi iniciativën kushtetuese për Ligjin e përdorimit të gjuhëve. Jo zyrtarisht mbledhja e organeve dhe strukturave partiake është thirrur në orën 14 në Tetovë.
Lajme nga vendi
Fronti Europian do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale
BDI-ja si parti opozitare sot do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë parlamentare prej dy të tretave, njoftoi TV 24.
Ndryshimet ligjore parashikojnë zgjatjen e mandatit të ushtruesve aktual të detyrës kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, në qershor të këtij viti, deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” udhëhequr nga BDI-ja votuan edhe për Ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, për miratimin e të cilit kërkohej edhe një shumicë prej dy të tretash.
Për t’u miratuar, amendamentet duhet shumicë prej dy të tretave, si dhe shumicë e Badenterit, nga deputetët, dhe nëse projektligji nuk kalon, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash duhet të mbahen në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar. deri në fund të vitit.
Lajme nga vendi
Është rritur intensiteti i komunikacionit në vend
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet nw njoftimin e LAMM-sw.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve