Lajme nga vendi
Janë konfiskuar monedha të vjetra me vlerë rreth 2 350 000 denarë, u gjetën në bagazhin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut
Monedha të vjetra me vlerë numizmatike prej 2 359 000 denarë janë gjetur në bagazhin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili përmes Aeroportit Ndërkombëtar – Shkup duhej të udhëtonte për në SHBA.
Siç bëri të ditur Drejtoria e Doganës, monedhat janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është ngritur procedurë kundërvajtëse në prokurorinë kompetente publike.
“Më 22.07.2023, rreth orës 17:00, në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, në dalje të shtetit, nëpunësit e doganës kanë selektuar për kontroll bagazhin e një udhëtari – shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili udhëtonte për në SHBA. Në bagazhin e udhëtarit janë vërejtur mjete të dyshimta dhe gjatë kontrollit të hollësishëm të kryer, në mesin e gjërave personale të udhëtarit janë gjetur monedha të vjetra me origjinë dhe vjetërsi të ndryshme, me vlerë numizmatike prej 2.359.000 denarë”, bën të ditur Drejtoria.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve