Site icon Tetova Expres

Janë konfiskuar monedha të vjetra me vlerë rreth 2 350 000 denarë, u gjetën në bagazhin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut

Monedha të vjetra me vlerë numizmatike prej  2 359 000 denarë janë gjetur në bagazhin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili përmes Aeroportit Ndërkombëtar – Shkup duhej të udhëtonte për në SHBA.

Siç bëri të ditur Drejtoria e Doganës, monedhat janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është ngritur procedurë kundërvajtëse në prokurorinë kompetente publike.

“Më 22.07.2023, rreth orës 17:00, në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, në dalje të shtetit, nëpunësit e doganës kanë selektuar për kontroll bagazhin e një udhëtari – shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili udhëtonte për në SHBA. Në bagazhin e udhëtarit janë vërejtur mjete të dyshimta dhe gjatë kontrollit të hollësishëm të kryer, në mesin e gjërave personale të udhëtarit janë gjetur monedha të vjetra me origjinë dhe vjetërsi të ndryshme, me vlerë numizmatike prej 2.359.000 denarë”, bën të ditur Drejtoria.

Exit mobile version