Lajme nga vendi
Zakharieva: Maqedonia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE
Ish-ministrja e Jashtme bullgare dhe deputete aktuale, Ekaterina Zakharieva kritikoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut pasi MPB-ja filloi hetime kundër menaxhmentit të “Bitolski Montmartre” që i çoi fëmijët nga Manastiri në Bullgari për takime me presidentin aktual bullgar Rumen Radev dhe politikanë të tjerë bullgarë.
“Qeveria e RMV-së arriti një nivel të ri: Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski urdhëroi policinë të fillojë një hetim paraprak kundër një mësuesi, sepse ai i çoi fëmijët për të pikturuar në Bullgari, para Teatrit Kombëtar dhe në Plovdiv, dhe më pas vizitoi parlamentin bullgar dhe presidencën”, njoftoi Zakharieva.
Ajo shtoi se ishte e befasuar nga ky vendim.
“Nuk e di nëse kolegët e kuptojnë se si duket kjo, si të ndërmarrësh hapa të dëshpëruar për t’u bashkuar me një klub shumë të famshëm botëror. Jo, nuk bëhet fjalë për Bashkimin Europian, por për klubin me regjime totalitare. Në fakt, mbaj mend që një mësues për një akt të tillë mund të ndiqet nga policia vetëm në Rusi, Bjellorusi dhe Korenë e Veriut”, ka shkruar Zakharieva.
Ajo thekson se të gjithë menduam se në Ballkan e kishim mbyllur këtë faqe të errët të historisë. Patetike, e trishtuar, e poshtër dhe absurde.
Lajme nga vendi
Skandalet përfshijnë Ministrinë e Bujqësisë, ministri i ri Tripunovski shpalos shpërdorimet
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, publikoi dy rastet e para, nga gjithsej 5 rastet e keqpërdorimit të parave të shtetit, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur me ministrinë e bujqësisë e udhëhiqte Ljupço Nikollovski nga LSDM. Tripunovski tha se gjatë kësaj periudhe, persona të caktuar juridikë, edhe pas mosrespektimit të marrëveshjeve, kanë vazhduar të jenë shfrytëzues të parave të shtetit në formë subvencionesh. Ministri Tripunovski thotë se bëhet fjalë për dy subjekte juridike që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 765 mijë euro. Ministri tha se aktualisht po punohet në 5 raste, por vetëm për dy rastet që u publikuan sot, janë siguruar dëshmi të forta. Tripunovski ftoi institucionet kompetente të punojnë në zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Rrokulliset makina me të cilën udhëtonte trajneri dhe dy lojtarë të KF Bashkimit nga Kumanova
Makina me të cilën udhëtonin trajneri i ekipit te parë të KF Bashkimit, Bazhe Janakievski, si dhe dy lojtarët Memet Rizahamza dhe Borjan Panevski është rrokullisur sot në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të pikëpagesës rrugore në Rramanli, shkruan gazeta LAJM.
Njoftimin dhe videon në adresën elektronike të gazetës LAJM, e ka dërguar pronari i klubit, Burak Hyda.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10;30 derisa Janakievski, Rizahamza dhe Panevski ishin duke udhëtuar drejt Kumanovës për të marrë pjesë në stërvitjet e paraditës.
Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Kumanovës, ku janë konstatuar lëndime të lehta trupore.
Sipas Hydës, makina ka dal nga rruga për shkak ujit të grumbulluar në autostradë nga reshjet e shiut.
“Është rrotullisur një makinë me 3 pasagjerë, në afërsi të pikëpagesës rrugore afër Kumanovës. Në makinë ishin trajneri dhe dy lojtar të KF Bashkimit. Makina është dëmtuar rëndë, ndërsa lojtarët me lëndime të lehta trupore. Trajneri ka disa lëndime të lehta por është në gjendje të mirë”, ka shkruar Hyda./Gazeta LAJM
Lajme nga vendi
BDI mbledh organet e partisë, pritet të vendosë për format e protestës
BDI-ja ka thirrur mbledhjen e të gjitha strukturave partiake sot në Tetovë nga ku pritet të dalë plani konkret mbi masat që do të ndërmerr BDI-ja për siç thonë ata, mbrojtje të legjitimitetit. Në mbledhjen e thirrur prite të vendoset për protestat e mundshme të cilat BDI-ja i paralajmëron në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë VMRO-VLEN dhe qëndrimin e tyre mbi iniciativën kushtetuese për Ligjin e përdorimit të gjuhëve. Jo zyrtarisht mbledhja e organeve dhe strukturave partiake është thirrur në orën 14 në Tetovë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve