Connect with us

Lajme nga vendi

Hapet Qendra për osteoporozë dhe përurohet aparati i ri për matjen e dendësisë së eshtrave në SPQ “8 Shtatori”

Published

on

Në SPQ “8 Shtatori” sot u hap Qendra e osteoporozës dhe u përurua një aparat i ri për matjen e dendësisë së eshtrave – osteodensitometrin, me donacion nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA.

“Kjo ngjarje paraqet një hap përpara në angazhimin tonë për të ofruar kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për qytetarët tanë. Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë donacion të rëndësishëm nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nga Republika e Turqisë. Me futjen e këtij osteodensitometri do të përmirësohen kushtet për diagnostikimin dhe menaxhimin e osteoporozës. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohemi në shëndetësi është ofrimi i shërbimeve në kohë për pacientët tanë.Osteodensitometri do të na mundësojë të përballemi drejtpërdrejt me këtë sfidë”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai shprehu falënderim për, siç tha, punonjësit e përkushtuar shëndetësorë, të cilët do ta përdorin osteodensitometrin me profesionalizmin dhe kujdesin më të madh.

Kryetari i Ballkanit dhe Evropës Lindore në “Tika”, Muhamed Unal shprehu kënaqësi nga hapja e Qendrës në Sektorin për Endokrinologji.

“TIKA prej 30 vitesh që nga themelimi i saj në vitin 1992 zbaton projekte për zhvillim dhe bashkëpunim në arsim, shëndetësi, ndihmë humanitare, restaurim dhe shumë fusha të tjera. TIKA aktualisht operon në 150 vende me 62 zyra në 60 vende. Zyra në Shkup, e cila funksionon në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2005, i ka realizuar rreth 1.200 projekte në këto zona”, tha ai.

Për donacionin në spital, falënderim shprehu edhe drejtori, Kristian Kostov.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Valon Asanin e dënon edhe fshati i tij. Pëson debakël në Poroj

Published

on

Për të dytën herë Valon Asani kandidat për deputet nga radhët e BDI ka humbur bindshëm nga koalicioni VLEN në vendlindjen e tij në fshatin Poroj.

Fitorja e VLENIT në Porojin legjendar ka qenë e thellë edhe atë 980 vota për VLEN dhe 616 për Frontin Europian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

Published

on

Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor.

“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës.

Në disa komuna kishim, shkelje, kemi dërguar vërejtje tek të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës

Published

on

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare.
Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra.

Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Continue Reading

Më të lexuarat