Në SPQ “8 Shtatori” sot u hap Qendra e osteoporozës dhe u përurua një aparat i ri për matjen e dendësisë së eshtrave – osteodensitometrin, me donacion nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA.
“Kjo ngjarje paraqet një hap përpara në angazhimin tonë për të ofruar kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për qytetarët tanë. Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë donacion të rëndësishëm nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nga Republika e Turqisë. Me futjen e këtij osteodensitometri do të përmirësohen kushtet për diagnostikimin dhe menaxhimin e osteoporozës. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohemi në shëndetësi është ofrimi i shërbimeve në kohë për pacientët tanë.Osteodensitometri do të na mundësojë të përballemi drejtpërdrejt me këtë sfidë”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Kryetari i Ballkanit dhe Evropës Lindore në “Tika”, Muhamed Unal shprehu kënaqësi nga hapja e Qendrës në Sektorin për Endokrinologji.
Për donacionin në spital, falënderim shprehu edhe drejtori, Kristian Kostov.