Connect with us

Lajme nga bota

Biden: Ballkani vazhdon të paraqesë kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së

Published

on

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka vazhduar Urdhrin Ekzekutiv për emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor në përputhje me Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente për t’u marrë me kërcënimin e pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Ky urdhër ekzekutiv ishte nënshkruar fillimisht më 26 qershor 2001. Urdhri flet për kërcënimin e sigurisë së ShBA-së, e shkaktuar nga veprimet e personave që veprojnë duke penguar zbatimin Rezolutës 1244 të KS të OKB-së të datës 10 qershor 1999, në Kosovë.

Urdhri përfshin edhe ata persona të përfshirë në, ose që ndihmojnë, sponsorizojnë ose mbështesin, dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë së Veriut (aso kohe Republika e Maqedonisë) dhe gjetkë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose ndaj personave që veprojnë duke penguar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje.

Presidenti më pas e ndryshoi atë urdhër në Urdhrin Ekzekutiv të 28 majit 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me disa veprime që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë (ajo që tani është Republika e Maqedonia e Veriut).

“Më 8 qershor 2021, nënshkrova Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në Urdhrin Ekzekutiv të nënshkruar nga Bideni.

Advertisement

Presidenti amerikan, duke arsyetuar vazhdimin e Urdhrit Ekzekutiv për emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, tha se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

“Për këtë arsye, urgjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304, dhe që u zgjerua në urdhrin Ekzekutiv 14033, duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi pas datës 26 qershor 2023. Prandaj, në përputhje me nenin 202(d) të Aktit Kombëtar të Emergjencave (50 U.S.C. 1622(d)), po vazhdoj për 1 vit urgjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, potencoi presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

Advertisement

Lajme nga bota

(VIDEO) Digjet në një anije mallrash me 3 mijë makina: Ka të vdekur, disa të plagosur

Published

on

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një anije mallrash në veri të ishujve holandez të Frizianës Perëndimore, tha roja bregdetare holandeze.

Shpëtimi i 23 anëtarëve të ekuipazhit është në proces.

Disa prej tyre u hodhën në ujë, por u gjetën nga roja bregdetare.

Anija e mallrave po transportonte 3000 makina nga Gjermania në Egjipt.

Continue Reading

Lajme nga bota

Biden paralajmëron Xi Jinping: Kujdes, ekonomia juaj varet nga Perëndimi

Published

on

Pasi njoftoi planet e tij për të dërguar municione thërrmuese në Ukrainë, Joe Biden zhvilloi një takim me presidentin e Kinës. Gjatë bisedimeve, ai i tha Xi Jinping të tregonte kujdes sepse Pekini mbështetet në investimet perëndimore.

“Ky nuk është një kërcënim. Ky është një vëzhgim,” tha Biden.

“Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, 600 korporata amerikane janë tërhequr nga Rusia. Dhe ju më keni thënë se ekonomia juaj varet nga investimet nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

“Kini kujdes!

Putin dhe Xi zhvilluan dy ditë bisedime në mars me fjalë të ngrohta miqësie midis Kinës dhe Rusisë dhe kritika të përbashkëta ndaj Perëndimit, por pa asnjë shenjë të një përparimi diplomatik mbi Ukrainën.

Advertisement

Ka tensione dhe pesimizëm të rritur në marrëdhëniet SHBA-Kinë për çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë Tajvanin, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndalimet në rritje të eksporteve të SHBA.

Continue Reading

Lajme nga bota

Kompania “OceanGate” ofron ende udhëtime me nëndetëse drejt Titanikut

Published

on

Përkundër faktit se nëndetësja e kompanisë OceanGate së fundmi shpërtheu dhe në këtë mënyrë shkaktoi vdekjen e pesë personave, duket se organizatorët e “udhëtimit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga këto ekspedita.

Gjegjësisht, në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.

“Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona,” tha ai.

Gjithashtu, theksohet se pasagjerët në udhëtime të tilla marrin një përvojë emocionuese dhe unike.

“Nëndetësja jo vetëm që do t’ju ofrojë një përvojë udhëtimi emocionuese dhe unike, por gjithashtu do të ndihmojë komunitetin shkencor të mësojë më shumë rreth mbytjes dhe mjedisit të thellë të oqeanit. Çdo zhytje ka gjithashtu një qëllim shkencor dhe ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit tonë në faqe“, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Advertisement

Kompania OceanGate organizoi një udhëtim për pesë persona dhe nëndetësja humbi komunikimin me anijen dhe sipërfaqen një ditë pas zhytjes. Pas disa ditësh kërkime, u konstatua se nëndetësja kishte shpërthyer, duke i lënë pasagjerëve as edhe një milimetër mundësi mbijetese./abcnews.al

Continue Reading

Më të lexuarat