Lajme nga vendi
Ligjet për Korridorin 8 dhe 10D presin dekretimin e presidentit
Ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D i janë dërguar presidentit të shtetit për dekretim.
Nga presidenca kanë njoftuar, se Presidenti së bashku me ekipin e tij juridik, do t’i shqyrtojë ndryshimet e miratuara ligjore dhe më pas do të del me qëndrim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen.
“Në ditët e ardhshme do të shqyrtohen nga ana e presidentit dhe do të sillet vendim nëse dhe cilat dekrete do të nënshkruhen. Pasi që janë më shumë ligje, do të duhen disa ditë që presidenti t’i shqyrtojë me ekipin e tij juridik” – thonë nga presidenca e RMV-së.
Paraprakisht, sic percjell KlanM, Presidenti Pendarovski kishte deklaruar se, një pjesë e këtyre ndryshimeve ligjore janë kontestuese.
Ai pat thënë se, propozim ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, që parashohin zgjatje të javës së punës për punëtorët e angazhuar në projekte të interesit nacional dhe strategjik, janë jokushtetuese.
Pendarovski e pati vlerësuar si kontestues edhe propozim ndryshimin e ligjit për shpronësim, pasi ata parashohin që, kur të ketë vendim për shpronësim për ndonjë pronë, ai menjëherë të vihet në dispozicion të “Bechtel dhe Enka” dhe nuk do të pritet që vendimi të hyjë në fuqi.
Kuvendi I Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, të premten, me procedurë të shkurtuar, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave të Korridorit 8 dhe 10D.
Opozita ka votuar kundër, duke e quajtur këtë projekt të Qeverisë përplot me dyshime për keqpërdorime të parave të popullit dhe krime të mundshme gjatë procedurave. Opozita, sic njofton KlanM, është zotuar se këto ligje dhe marrëveshja do të analizohen dhe rishikohen pas ndryshimit të pushtetit në RMV.
Lajme nga vendi
Rrokulliset makina me të cilën udhëtonte trajneri dhe dy lojtarë të KF Bashkimit nga Kumanova
Makina me të cilën udhëtonin trajneri i ekipit te parë të KF Bashkimit, Bazhe Janakievski, si dhe dy lojtarët Memet Rizahamza dhe Borjan Panevski është rrokullisur sot në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të pikëpagesës rrugore në Rramanli, shkruan gazeta LAJM.
Njoftimin dhe videon në adresën elektronike të gazetës LAJM, e ka dërguar pronari i klubit, Burak Hyda.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10;30 derisa Janakievski, Rizahamza dhe Panevski ishin duke udhëtuar drejt Kumanovës për të marrë pjesë në stërvitjet e paraditës.
Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Kumanovës, ku janë konstatuar lëndime të lehta trupore.
Sipas Hydës, makina ka dal nga rruga për shkak ujit të grumbulluar në autostradë nga reshjet e shiut.
“Është rrotullisur një makinë me 3 pasagjerë, në afërsi të pikëpagesës rrugore afër Kumanovës. Në makinë ishin trajneri dhe dy lojtar të KF Bashkimit. Makina është dëmtuar rëndë, ndërsa lojtarët me lëndime të lehta trupore. Trajneri ka disa lëndime të lehta por është në gjendje të mirë”, ka shkruar Hyda./Gazeta LAJM
Lajme nga vendi
BDI mbledh organet e partisë, pritet të vendosë për format e protestës
BDI-ja ka thirrur mbledhjen e të gjitha strukturave partiake sot në Tetovë nga ku pritet të dalë plani konkret mbi masat që do të ndërmerr BDI-ja për siç thonë ata, mbrojtje të legjitimitetit. Në mbledhjen e thirrur prite të vendoset për protestat e mundshme të cilat BDI-ja i paralajmëron në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë VMRO-VLEN dhe qëndrimin e tyre mbi iniciativën kushtetuese për Ligjin e përdorimit të gjuhëve. Jo zyrtarisht mbledhja e organeve dhe strukturave partiake është thirrur në orën 14 në Tetovë.
Lajme nga vendi
Fronti Europian do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale
BDI-ja si parti opozitare sot do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë parlamentare prej dy të tretave, njoftoi TV 24.
Ndryshimet ligjore parashikojnë zgjatjen e mandatit të ushtruesve aktual të detyrës kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, në qershor të këtij viti, deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” udhëhequr nga BDI-ja votuan edhe për Ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, për miratimin e të cilit kërkohej edhe një shumicë prej dy të tretash.
Për t’u miratuar, amendamentet duhet shumicë prej dy të tretave, si dhe shumicë e Badenterit, nga deputetët, dhe nëse projektligji nuk kalon, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash duhet të mbahen në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar. deri në fund të vitit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve