Connect with us

Lajme nga vendi

Paradite mot me diell, pasdite shi dhe erë

Published

on

Paradite në vend do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa nga mesdita do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me dukuri të izoluar breshëri. Temperaturat minimale do të jenë në intervalin nga tetë deri në 15 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 20 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, pasdite në pjesë të luginës do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 13 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe të ngrohtë, pasdite mot jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende proceset do të jenë në formë stuhie afatshkurtër me reshje më intensive shiu, erë të fortë dhe me paraqitje të izoluar breshëri.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Rasti “Durmo”, ekspertët e komunikacionit përjashtojnë mundësinë që rruga dhe autobusi të jenë shkaktar të aksidentit

Published

on

Gjendja e rrugës dhe gjendja e autobusit të “Durmo Turs” nuk janë shkaktar të aksidentit i cili ndodhi në vitin 2019-të në Llaskarcë të Shkupit, ku humbën jetën 16 persona dhe mbi 30 të tjerë u lënduan. Këtë mes tjerash e thanë sot në seancë gjyqësore, ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit, e cila është bërë me qëllim që t’i pastrojë mendimet e ndryshme të tre ekspertizave tjera të komunikacionit, të cilat janë bërë paraprakisht, me porosi të palëve, raporton Portalb.mk.

Ekspertët e komunikacionit, sot deklaruan se ata kanë analizuar tre faktorë si shkaktar të mundshëm të aksidentit – rrugën, autobusin dhe shoferin. Siç thanë ata, prej këtyre treve, autobusi dhe rruga nuk janë shkaktarë të aksidentit. Në fakt, ashtu siç shpjeguan ekspertët, faktorin e autobusit si shkaktar të mundshëm të aksidentit, e kanë marrë të gatshëm nga ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspretizën makinerike.

“Koleget e makinerisë na thanë se faktori autobus nuk ka qenë arsye për aksidentin.
Ekspertiza e eksperteve makinerik na ka ndihmuar gjatë përgatitjes së superkespertizes së komunikacionit. Faktikisht të mënjanohet dilema nëse faktori njeri ose automjeti ka qenë arsye.
Sipas tyre boshti i drejtimit, nuk ka qenë arsyeja për devijimin e automjetit”, tha eksperti, Jakub Mamuti.

Ndaj përgjigjes së tij, ndërhyu kolegu i tij, Lupço Apostollovski, i cili e plotësoi duke thënë se sipas ekspertëve të makinerisë, sistemet e autobusit nuk janë arsyeja për aksidentin.

Advertisement

“Jo vetëm boshti drejtues, por gjithashtu edhe sistemi i drejtimit nuk ka qenë arsye për aksidentin, ashtu sikur edhe sistemi për frenim. Këto informata i morëm nga ekspertët e makinerisë”, tha Apostollovski.

Prokurori Darko Jakimovski theksoi se ekspertët, e kanë përgatitur ekspertizën duke mos sqaruar se cilat fakte i kanë marrë parasysh.

“A shkruan një fjalë në ekspertizë se e keni marrë parasysh superekspertizën makinerike, dhe që bazohemi në mendimin e tyre”, pyeti prokurori Jakimovski, disa herë ekspertin Mamuti, pas çka mori përgjigje mohuese nga ana ekspertit.

Eksperti Lupço Apostollovski tha se mendimin e tyre të përgjithshëm nuk e bazojnë vetëm në mendimin e ekspertëve makinerik.

“Ne nuk e bazojmë mendimin tonë vetëm në bazë të mendimit të ekspertëve makinerik.
Nëse merren parasysh edhe elementet tjera, do të japim  përgjigje shumë më precize për mendimin tonë”, tha Apostollovski.

Advertisement

Ai i numëroi arsyet pse e kanë përjashtuar edhe faktorin rrugë si arsye të aksidentit.

“Nuk ka asnjë problem në lidhje me rrugën, s’ka ndonjë gropë, pengesë ose ngjashëm, apo diçka tjetër që do të ndikonte ndaj autobusit. Kur jemi te faktori rrugë dua të theksoj edhe një punë. Ekspertizat e komunikacionit atë pjese të rrugës e definojnë si kthesë të butë”, tha Apostollovski.

Pas kësaj, prokurori e pyeti “pse merreni me faktorin shofer?” dhe nuk shpjegoni për çështjen e ekspertizës së komunikacionit në aspektin e rrugës.

Eksperti tha se në disa pjesë të ekspertizës kanë sqaruar për çështjen e rrugës.

“Në faqen 4 të mendimit ka të dhëna për rrugën dhe motin. Në faqen 5, është paraqitur rruga me incizim satelitor ku mund të shihet nëse rruga është e drejtë”, tha Apostollovski duke numëruar dhe disa faqe tjera ku mes tjerash shihen edhe gjurmët.

Advertisement

Kjo është seanca e dytë që dëshmojnë ekspertët që e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit.

Nga seanca e parë mund të lexoni: Eksperti Mamuti: Analizuam rrugën dhe shoferin pasi ekspertët e makinerisë na thanë që autobusi nuk është shkaktar

Paraprakisht, kanë dëshmuar edhe ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspertizën makinerike.

Avokatët e pjesëtarëve të kompanisë “Durmo Turs”, me superekspertizën makinerike, por edhe të komunikacionit pretendojnë t’ia hedhin fajin vetëm shoferit të autobusit, duke shmangur përgjegjësinë për gjendjen e rregullt teknike të autobusit. Nga ana tjetër, avokati i shoferit të autobusit, pretendon që shoferi nuk ka faj, por ka kompania, pasi që autobusi nuk ka qenë në gjendje të rregullt teknike.

Procesi gjyqësor ka filluar në shtator të vitit 2019-të. Gjykatëse e lëndës është Diana Gruevska Ilievska.

Advertisement

Aksidenti i autobusit ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë. 16 udhëtarë humbën jetën dhe 37 u plagosën. Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.

“Durmo Tours” edhe sot vazhdon të punojë dhe të bartë udhëtarë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hanif Zendeli zgjidhet zëvendëskryetar i ri i Këshillit gjyqësor

Published

on

Hanif Zendeli është zgjedhur zëvendëskryetar i ri i Këshillit gjyqësor. Me propozim të anëtarit Ivica Nikollovski në seancën e sotme të 444-të të Këshillit gjyqësor me nëntë vota “për” dhe një “kundër”, Zendeli u zgjodh si zëvendëskryetar i ri në vend të Selim Ademit.

“Sigurisht se do të angazhohem maksimalisht që të japë kontributin në përmirësimin e të gjitha situatave. Mendoj se kam qenë pjesë e kësaj dhe dua që punët të shkojnë ashtu siç i ka hije një institucioni më të lartë në vend, ai është Këshilli gjyqësor”, tha Zendeli.

Anëtarët e tjerë të Këshillit i dëshiruan punë të suksesshme zëvendëskryetarit të ri.

Në seancën e sotme, Këshilli gjyqësor ka konstatuar pushimin e mandatit të anëtarëve Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimovski pas dorëheqjeve të tyre.

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Drejtori i spitalit psikiatrik Arifi: Kam ndërmarrë të gjitha masat që rastet e tilla të mos përsëriten më

Published

on

“Të nderuar qytetarë,

Si drejtor i sapoemëruar i spitalit psikiatrik “Skopje” Shkup, ndjej për detyrë t’i drejtohem opinionit të gjerë për zhvillimet e fundit lidhur me pacientët agresiv të cilët rrihen mes vete të njejtit ndodhen në repartin gjyqësor në të cilin repart trajtohen persona me masë nga gjykata kompetente. Bëhet fjalë për persona qe kan kryer vepra të rënda penale si vrasje , tentim vrasje etj. Me gjithë respektin për paraardhësit e mi, dua të theksoj se kam gjetur një situatë në të cilën spitali funksionon në kushte të vështira teknike, sigurie dhe mungesë të personelit , ju njoftoj se pas ngjarjes nga ana ime janë marrë të gjitha masat e nevojshme , mbrojtja e pacientëve dhe janë njoftuar të gjitha organet kompetente ‘ institucionet që aktualisht kujdesen për sigurinë. Pres një zgjidhje institucionale të rastit në një kohë sa më të shkurtër dhe në ndërkohë kam filluar me vendosjen e masave dhe mekanizmave për parandalimin e ngjarjeve të tilla fatkeqe në të ardhmen.Qëllimi përfundimtar është të arrihet një zgjidhje e përhershme për ngritjen dhe ruajtjen e sigurisë në spital dhe përmirësimi i kushteve për funksionimin normal të tij.

Me respect

U.D. Drejtor Muhsin Arifi”- shkruan Arifi ne facebook.

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat