Connect with us

Lajme nga vendi

Kryeparlamentari Bullgar: Futja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht i BE-së

Published

on

Bullgaria beson se RMV-ja do të bëhet anëtare fuqiplotë e BE-së, në bazë të kontributit vetanak – thotë Kryeparlamentari bullgar, Rosen Zheljazkov, në intervistën për median bullgare BGNES.

“Vlerësojmë se do t`i përmbushin kushtet për anëtarësim dhe nuk duhet të humbin kohë, për shkak se kjo mund të shndërrohet në skepticizëm. U duhen akte të shpejta dhe definitivisht vendime pa kërkuar shkaqet jashtë tyre. Shumë e rëndësishme është që shkaqet, qëllimet dhe sukseset të jenë të tyre” – tha Rosen Zheljazkov, kryetar i Kuvendit të Bullgarisë.

Ndryshe, në kuadër të shënimit të Ditës së Iluministëve mbarësllav Shën Kirilit dhe Metodit, sic njofton KlanM, Kryeparlamentari bullgar Zheljazkov dhe homologu I tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, bashkërisht vendosën kurora me lule para pllakës përkujtimore bullgare dhe maqedonase në bazilikën “Santa Marija Maxhore”.

Zheljazkov ka theksuar se për Bullgarinë I rëndësishëm është kushti I vendosur nga Komisioni Evropian për ndryshime kushtetuese, me të cilat, sic thuhet në intervistë, Bullgarët duhet të futen si popull shtetformues në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Është parakusht absolut për nisje të negociatave. Nuk është çështje dypalëshe, është kusht i vendosur dhe evidentuar në kushtet për nisje të negociatave që ndiqet nga KE-ja. Kushtet i ka vendosur Komisioni Evropian dhe për ne me rëndësi është që të plotësohen pasi lidhen me të drejtat e Bullgarëve në RMV” – tha Rosen Zheljazkov, kryetar i Kuvendit të Bullgarisë.

Advertisement

Javën e kaluar, sic njofton KlanM, u ashpërsua retorika në relacionin Shkup – Sofje, pasi Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës në Rejkjavik më 17 Maj tha se diskursi që Bullgaria e shfrytëzon ndaj Maqedonisë së Veriut, është I ngjashëm me atë të Federatës ruse ndaj Ukrainës.

Retorika e ashpër e Kovaçevskit erdhi si përgjigje ndaj përfaqësueses bullgare në këtë Samit, Ilijana Jotovës, e cila kishte akuzuar për shkelje sistematike të të drejtave të Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Advertisement

Lajme nga vendi

Kryetari Mendi Qyra pret kapësin e Kryqit të Shenjtë: Mesazh uniteti dhe bashkëjetese nga Struga

Published

on

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot realizoi një takim me kapësin e Kryqit të Shenjtë, Petar Çakareski, i cili së bashku me shokët e tij ndau gëzimin e festës së madhe të krishterë – Ujit të Bekuar.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, ku kryetari Qyra i uroi Petarit një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Ai theksoi se ngjarje të tilla kanë rëndësi të veçantë për komunitetin dhe për ruajtjen e vlerave tradicionale.

Sipas kryetarit, festat fetare dhe traditat janë ura që lidhin njerëzit dhe forcojnë bashkëjetesën, duke e bërë Strugën shembull të respektit dhe harmonisë mes besimeve dhe kulturave të ndryshme.
Komuna e Strugës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të kultivojë mirëkuptimin, respektin dhe unitetin, si themele të një shoqërie të fortë dhe të bashkuar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gripi po bënë “kërdinë”, gjysmëvjetori në Tetovë filloi me mungesën e shumë nxënësve

Published

on

Gjysmëvjetori i dytë nëpër shkollat e Tetovës filloi me mungesën e qindra nxënësve, për shkak të virusit stinor. Drejtoresha e shkollës “Liria” në Tetovë thotë se kanë dezinfektuar hapësirat, ndërsa kërkojnë nga prindërit, që fëmijët me simptoma të mos i dërgojnë në Shkollë.

“Sipas të dhënave që sot kemi pa prezencën e nxënësve, nëpër disa klasa kemi pasur numër që mungojnë nga 13 nga pesë, pra kemi mungesë të nxënësve. Kemi bë dezinfektimin e hapësirave dhe gjithë objektit dhe përgatitur për ti pritur nxënësit. Apelojmë gjithë prindërit që nëse fëmijët e tyre rezultojnë me simptoma të gripit, është mirë që fëmijët mos dorëzohen në shkollë”, tha Farije Idrizi Kasami, drejtoreshë e Sh.F. “Liria” Tetovë.

Nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës thonë se pos nxënësve, në disa shkolla në fillim të gjysmëvjetorit të dytë për shkak të gripit mungojnë edhe mësimdhënës.

“Gjitha masat janë ndërmarr dhe është bë dezinfektimi i shkollave, parapërgatitjet paraprake për mbarëvajtje të procesit mësimor. E dimë se jemi në kushte të temperaturave të ulëta dhe një numër i konsiderueshëm i nxënësve mungojnë, por është mirë që të respektohet rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë që ata fëmijë që janë me viroza mos të lëshohen në shkollë ndërsa mungesa e tyre do arsyetohet me vërtetim mjekësor që fëmija ka qenë me viroz”, deklaroi Nazmi Dauti, sektori për Arsim/komuna e Tetovës.

Dauti thotë se është siguruar mjaftueshëm edhe lëndë djegëse për ngrohje të shkollave, me theks të veçantë në shkollat e malësisë së Sharrit, ku ditëve të fundit, temperaturat rezultojnë deri në minus 12. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Lloga: Regjistri Qendror simbol i diskriminimit institucional prej më shumë se 35 vitesh

Published

on

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Regjistrin Qendror për diskriminim të vazhdueshëm institucional ndaj komuniteteve jo-shumicë informon Tetovasot.

Sipas Llogës, në këtë institucion nuk ka asnjë përfaqësues nga radhët e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve apo egjiptianëve në pozita udhëheqëse, pavarësisht strukturës së gjerë organizative.

“Mbi 50 pozita udhëheqëse – zero. Tre sektorë – zero. 21 njësi – zero. 27 zyra rajonale – zero. Regjistri Qendror është një nga institucionet që ka alergji ndaj udhëheqësve nga komunitetet jo-shumicë”, ka shkruar Lloga.

Ai thekson se kjo gjendje nuk është rastësore, por pasojë e një mbylljeje të qëllimshme dhe sistematike që, sipas tij, zgjat më shumë se tri dekada.
Lloga e cilëson mungesën e përfaqësimit si shkelje serioze të parimeve të barazisë dhe meritokracisë, duke shtuar se barazia nuk mund të mbetet vetëm në nivel deklarativ, por duhet të reflektohet në strukturat drejtuese të institucioneve shtetërore.

“Për më shumë se 35 vjet, Regjistri Qendror ka funksionuar me dyer hermetikisht të mbyllura për komunitetet jo-shumicë. Kjo është diskriminim i strukturuar dhe i toleruar nga sistemi”, ka theksuar ai.

Reagimi i ish ministrit ka ngjallur diskutime në opinion për përfaqësimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës në institucionet publike të vendit.

Continue Reading

Më të lexuarat