Connect with us

Lajme nga vendi

“Përgjigjja e shpejtë”, fillon stërvitja ushtarake në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit, fillon sot në terrenin e ushtrisë së URMV-së “Krivollak” dhe do të zgjasë deri më 2 qershor.

Në poligonin e ushtrisë “Krivollak” stërvitja do të fillojë sot dhe do të jetë stërvitja më e madhe në vend për këtë vit. Në stërvitje të do të marrin pjesë 1850 persona nga ushtritë e vendeve të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Gjithashtu, Ushtria e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në zbatimin e kësaj stërvitje në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri. Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe ndërveprimit të aleatëve dhe partnerëve.

Advertisement

Lajme nga vendi

Zekolli: BDI ankohet në Kurtin, por Aliut po ja ngul Edi Rama!

Published

on

Ish ambasadori Arsim Zekolli, ne nje reagim ne rrjetet sociale ka deklaruar se BDI gjate gjithe kohes ankohet ne kurtin por ne fakt, kreut te BDI-se po ja ngul edhe Edi Rama.

 

“Thene me shprehje populorce, BDI ankohet ne Kurtin, por Aliut ja nguli Edi.

Me vone…”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Published

on

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sonte në tubimin e VLEN në Strugë ka ironizuar me seancën e improvizuar të Frontit Europian, ku Ali Ahmeti është zgjedhur kryeministër, Ziadin Sela kryeparlamentar, Bujar Osmani president.

Kasami ka deklaruar se duhet të lutemi edhe për kundërshtarët, duke shtuar që Zoti tua ruajë mendjen, sepse pushteti vjen e shkon, ndërsa mendja është gjë e shtrenjtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari nga Struga: Rritja e pagës minimale deri në 800 euro për të luftuar emigrimin

Published

on

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari, ka shprehur zotimin për të luftuar emigrimin duke rritur pagën minimale në vendin tonë. Në kuadër të qeverisjes së ardhshme, planifikohet që pagat të rriten deri në 800 euro, duke krijuar mundësi të reja për të rinj e të reja që të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Përmes granteve për teknologji e inovacion, Taravari tha se qeveria synon të mbështesë idetë e tyre kreative, duke u fokusuar në zhvillimin e vendit si një alternativë atraktive për të rinjtë.

“Emigrimi në vendin tonë është mbi çdo normë, shifrat janë alarmuese. Ne nuk mund të qendrojmë indiferent krahas kësaj situate. Kështu që, si qeverisje e ardhshme e VLEN, ne do të marrim vendim për rritjen e pagës. Do të angazhohemi parreshtur që paga minimale deri në fundin e mandatit tonë të parë qeverisës të jetë 800 euro. Përmes granteve për teknologji e inovacion, do të mbështesim të rinj e të reja, me idetë e tyre kreative, të cilat në radhë të parë i shërbejnë zhvillimit tonë si shtet. Kjo do të jetë edhe një arsye shtesë për ta që të shohin të ardhmen këtu tek ne, jo larg shtëpive të tyre, jo larg vendlindjes së tyre.” – marrë nga fjalimi i Arben Taravarit në tubimin qendror në Strugë.

Continue Reading

Më të lexuarat