Stërvitja “Përgjigjja e shpejtë”, e cila është pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe në Evropë këtë vit, fillon sot në terrenin e ushtrisë së URMV-së “Krivollak” dhe do të zgjasë deri më 2 qershor.
Në poligonin e ushtrisë “Krivollak” stërvitja do të fillojë sot dhe do të jetë stërvitja më e madhe në vend për këtë vit. Në stërvitje të do të marrin pjesë 1850 persona nga ushtritë e vendeve të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.
Gjithashtu, Ushtria e Maqedonisë së Veriut me rreth 130 pjesëtarë do të marrë pjesë në zbatimin e kësaj stërvitje në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri. Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i aftësive ushtarake dhe ndërveprimit të aleatëve dhe partnerëve.