Lajme nga vendi
Gjorçev: Në kohën e OBRM-PDUKM nxënësit kishin libra dhe kompjuterë, tani s’kanë as libra e as dëftesa
Vlladimir Gjorçev nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në intervistën e tij për “Lider” foli për situatën në shtet duke theksuar se kjo qeveri është e paaftë.
“Për momentin në Maqedoni kemi temën me Bechtel & Enka dhe temën për ndryshime kushtetuese dhe në këto tema, pushteti po humb dhe këtë nuk po e fshehin as ata. Problemi që po na ndodh neve është se janë edhe 10 tema të tjera që neve na ikin, por që janë katastrofale për Maqedoninë, duke nisur nga inflacioni, i cili është më i madhi në rajon dhe dyfish më shumë se vendet e BE-së, nuk kemi investime, përfundon viti dhe nxënësit nuk kanë as libra”, kemi emgigrim masiv”, tha Gjorçev.
Ai tha se në kohën e partisë së tij në pushtet, nxënësit kanë pasur libra dhe kompjuter dhe çdo dy javë po hapej një sallë sportive, ndërsa tani fëmijët nuk kanë as libra, madje as dëftesa.
Sipas tij, për shkak të këtyre politikave të dështuara, këtë qeveri askush nuk e mbron./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Shpajh: Banorët e Maqedonisë me të drejtë janë të zhgënjyer me BE-në
Sekretari shtetëror për çështje federale dhe evropiane i krahinës gjermane të Rajna-Vestfalisë Veriore, Mark Shpajh, për Dojçe velen tha se procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE duhet të përshpejtohet dhe se në rritje është zhgënjimi në mesin e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësimin e vendit në Union, prandaj Gjermania duhet të bëjë diçka për ta përshpejtuar procesin.
“Ju mund ta ndjeni atë skepticizëm ose atë zhgënjim në rritje me procesin e anëtarësimit në BE. Dhe për të qenë i sinqertë, ka një arsye të mirë për këtë. Dua të them, procesi i anëtarësimit ka vazhduar për 20 vjet tani dhe ende nuk ka rezultat, kështu që është zhgënjyes. Është shumë e kuptueshme për mua, ndaj do të thoja se mënyra më e mirë për të ecur përpara është përshpejtimi i procesit dhe mendoj se kjo duhet të ndodhë nga pala e BE-së. Dhe padyshim që ne e dimë se ka disa lojtarë të vetos dhe gjithë ajo lojë shumë komplekse. Por unë mendoj se ne duhet të përdorim pushtetin politik këtu dhe mendoj se Gjermania duhet të luajë një rol kyç këtu në tejkalimin e këtyre pengesave. E vetmja mënyrë për të parandaluar atë zhgënjim është t’i jepet fund procesit të anëtarësimit dhe fundi për mua do të thotë anëtarësim”, thotë Shpajh në një bisedë për DV në gjuhën maqedonase.
Këtë javë, Shpajh ishte në një vizitë dyditore në Shkup dhe pati takime me përfaqësuesit më të lartë politik dhe ekonomik, ai u takua edhe me një grup gazetarësh të rinj që marrin pjesë në një projekt për luftimin e dezinformatave të financuar nga qeveria e Rajna Vestfalisë Veriore.
Ai thotë se Gjermania ofron mundësi të shumta për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, por fokusi nuk është nxitja e “ikjes së trurit”.
Lajme nga vendi
Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj
Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bjë ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ali Ahmeti, ka qëndruar dje në Ferizaj të Kosovës, ku bashkë me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, ka zbuluar bustin e Rexhep Halimit, hero i Kosovës.
“Dje në Ferizaj, bashkë me shokë, bashkuftëtarë e bashkëvrimtarë, me të parin e Ferizajt Agim Aliu, në parkun afër Spitalit të Përgjithshëm, shpalosëm bustin e veprimtarit atdhetar, Heroit të Kosovës – Rexhep Halimi.
Heroi i Kosovës Rexhep Halimi me plotë meritë u përjetësua në Ferizaj për veprën e tij të pashoq atdhetare dhe do të shërbejë si burim frymëzimi për gjeneratat e reja.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!” shkruan Ahmeti në Facebook.
https://www.facebook.com/photo?fbid=1057153172445471&set=pcb.1057153359112119
Lajme nga vendi
Siljanovska Davkova dhe Radev pajtohen se nevojitet dialog dhe se ka vullnet për të gjetur zgjidhje
Me vullnet të mirë, respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim mund të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura mes Shkupit dhe Sofjes, vlerësoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit të djeshëm me homologun e saj bullgar Rumen Radev. Kreu i shtetit bullgar, nga ana tjetër, pret që dëshira e shprehur për dialog dhe mirëkuptim nga Siljanovska Davkova të bëhet politikë konsistente e Qeverisë së Shkupit dhe pohon se Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut.
E pyetur se për çfarë janë marrë vesh me Radevin, ajo ka theksuar se janë bashkuar rreth integrimeve evropiane, kritereve të Kopenhagës, qasjes rajonale për zgjidhjen e problemeve.
“U bashkuam rreth faktit se do të marrim mësimet bullgare në rrugën evropiane, nuk do të duhet të përsërisim gabimet dhe do të kërkojmë një kompromis dhe një zgjidhje të përbashkët pa u ndjerë askush i fyer apo i lënduar dhe pa menduar se është harruar. Sinqerisht, secili prej nesh e kemi shprehur këndvështrimin tonë, e kemi dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, por fakti është se ne përfaqësojmë interesat kombëtare të njërit dhe të tjetrit shtet, ndërsa është gjithashtu fakt që dialogu është zgjidhja kryesore”, tha Siljanovska Davkova.
Për çështjen rreth përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë konkretisht nuk është diskutuar në takimin me Radevin, ndërsa në lidhje me qëndrimin e saj për ndryshimin e Kushtetutës, Siljanovska Davkova tha se vendimet për këto çështje i marrin deputetët në Parlament dhe nuk varen nga qëndrimet e individëve.
Pas takimit, Radev nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por është bërë e ditur përmes një komunikate nga kabineti i tij, ku theksohet se “Bullgaria pret që dëshira e shprehur për dialog dhe mirëkuptim nga presidentja Gordana Siljanovska të bëhet politikë konsistente e Qeverisë së Republikës së Maqedonia së Veriut”. Radev theksoi se dialogu në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve duhet të jetë aktiv dhe të stimulojë punën e qeverive, bizneseve, si dhe shkëmbimet bilaterale në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
Ai gjithashtu bën thirrje për përpjekje të përbashkëta shumë më aktive të Sofjes dhe Shkupit për ndërtimin e korridorit të transportit 8, i cili, siç nënvizon ai, është i një rëndësie kyçe për lidhjen dhe sigurinë në Evropën Juglindore dhe do të krijojë kushte cilësore të reja për biznes, turizëm dhe inkurajim të investimeve në një plan rajonal.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve