Lajme nga vendi
Drin Imeri nga Tetova fiton çmimin e parë në garat shtetërore të matematikës në Maqedoninë e Veriut
Nxënësi Drin Imeri nga Tetova e ka fituar çmimin e parë në garat shtetërore të matematikës në Maqedoninë e Veriut.
Drini është nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë, ndërsa e ka fituar çmimin e parë në garat në matematikë, të cilat janë mbajtur ditën e djeshme nën organizimin e Shoqatës së Matematicientëve të Maqedonisë.
Drin Imeri paraprakisht ka fituar edhe vendin e parë në garat komunale të Matematikës në Komunën e Tetovës, si dhe vendet e para në garat komunale dhe regjionale të gjuhës angleze “Spelling bee” të organizuara nga këndi Amerikan (American Corner).
Drin Imeri është edhe fitues i medaljes së Bronzë Digjitale të Olimpiadës Ndërkombëtare në kategorinë e matematikës, të njohur si International STEM Olympiad 2023.
Për suksesin e tij në një postim në Facebook, ka shkruar edhe Komuna e Tetovës, prej ku shprehen të kënaqur me suksesin e Drinit./Telegrafi/
Lajme nga vendi
VLEN: Ja kush e ka porositur tabelën pa gjuhën shqipe
Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore.
Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend.
Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses.
Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje.
Lajme nga vendi
Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte
Ka përfunduar thirrja publike për mbledhjen e projekteve për thirrjen publike për investime kapitale të Qeverisë për komunat.
Shërbimi për shtyp i qeverisë informoi se 80 komuna kanë dorëzuar 357 projekte që zgjidhin probleme specifike të qytetarëve.
“Ky është një nivel historikisht i lartë investimi qeveritar i rëndësishëm për pushtetin vendor. Me këto para do të ndërtohen gypa uji, kanalizime, shkolla, kopshte, komplekse sportive. Në këtë mënyrë tregohet kujdes dhe mbështetje konkrete për komunat. “Interesi i lartë tregon se masa e qeverisë për 250 milionë euro për investime kapitale e ka justifikimin e vet”, thotë qeveria.
Brenda 10 ditëve, dokumentacioni i plotë i projektit, nga komuna, i dorëzohet ministrisë përkatëse nga zona e projektit, ku do të vlerësohet.
Lajme nga vendi
Shpajh: Banorët e Maqedonisë me të drejtë janë të zhgënjyer me BE-në
Sekretari shtetëror për çështje federale dhe evropiane i krahinës gjermane të Rajna-Vestfalisë Veriore, Mark Shpajh, për Dojçe velen tha se procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE duhet të përshpejtohet dhe se në rritje është zhgënjimi në mesin e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësimin e vendit në Union, prandaj Gjermania duhet të bëjë diçka për ta përshpejtuar procesin.
“Ju mund ta ndjeni atë skepticizëm ose atë zhgënjim në rritje me procesin e anëtarësimit në BE. Dhe për të qenë i sinqertë, ka një arsye të mirë për këtë. Dua të them, procesi i anëtarësimit ka vazhduar për 20 vjet tani dhe ende nuk ka rezultat, kështu që është zhgënjyes. Është shumë e kuptueshme për mua, ndaj do të thoja se mënyra më e mirë për të ecur përpara është përshpejtimi i procesit dhe mendoj se kjo duhet të ndodhë nga pala e BE-së. Dhe padyshim që ne e dimë se ka disa lojtarë të vetos dhe gjithë ajo lojë shumë komplekse. Por unë mendoj se ne duhet të përdorim pushtetin politik këtu dhe mendoj se Gjermania duhet të luajë një rol kyç këtu në tejkalimin e këtyre pengesave. E vetmja mënyrë për të parandaluar atë zhgënjim është t’i jepet fund procesit të anëtarësimit dhe fundi për mua do të thotë anëtarësim”, thotë Shpajh në një bisedë për DV në gjuhën maqedonase.
Këtë javë, Shpajh ishte në një vizitë dyditore në Shkup dhe pati takime me përfaqësuesit më të lartë politik dhe ekonomik, ai u takua edhe me një grup gazetarësh të rinj që marrin pjesë në një projekt për luftimin e dezinformatave të financuar nga qeveria e Rajna Vestfalisë Veriore.
Ai thotë se Gjermania ofron mundësi të shumta për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, por fokusi nuk është nxitja e “ikjes së trurit”.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve