Connect with us

Lajme nga vendi

Arrestohet në fshatin Gradec 19 vjeçari nga fshati Bogovinë kishte vjedhjedhur prodhime bujqësore | VIDEO

Published

on

Mbrëmë rreth orës 22 e 45 minuta, në fshatin Gradec, pjesëtarët e policisë së Gostivarit kanë arrestuar 19 vjeçarin me iniciale J.M nga fshati Bogovinë, I cili më herët kishte kryer vjedhje të prodhimeve bujqësore.

Prodhimet e vjedhura janë gjetur dhe kthyer tek pronari 68 vjeçar nga Gradeci.

Pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

(VIDEO) Nga e hëna filloristët dhe shkollarët e mesëm do të jenë në pushim pranveror për një javë

Published

on

Filloristët dhe shkollarët e mesëm do të jenë në pushim pranveror për një javë, përkatësisht nga e hëna 29 Prill deri më 6 Maj. Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme thanë se ditët e lira do të shfrytëzohen maksimalisht për përmbylljen e notave të fundvitit.

“Pushimi pranveror është shumë i mirë për gjithë nxënësit shkaku se jep një hapësirë për pushim por edhe të njëjtën kohë për t’u përgatitur përsëri për notat e gjysmëvjetorit të dytë. Po vërehet se profesorët janë duke i dhënë detyrat projektuese, mësimet edhe përgatitjet për test, tash për tu përgatitur gjatë pushimit pranveror”, deklaroi Berin Muhamed, UNSHM.

Ndërkohë, fëmijët e arsimit fillor thanë se përveç përgatitjeve mësimore do të kenë kohë edhe për aktivitete sportive dhe kulturore.

“Ky pushim pranveror do të vij shumë mirë për ne se do të kemi kohë më shumë të ushtrojmë për testet dhe notat për fundvit”, tha një nxënëse.

“Në këtë pushim pranveror do të përgatitemi edhe për notat e fundvitit dhe kemi kohë për aktivitete të tjera”, shtoi një nxënëse

Advertisement

“Në këtë pushim pranveror do të lexojmë lektyrat që akoma nuk i kemi mbaruar”, u shpreh një nxënëse.

Më 7 Maj, kur nxënësit rikthehen në shkollë do të punojnë me orar të shkurtuar për shkak të Zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ndërsa më 8 Maj shkollat nuk do të punojnë po për shkak të zgjedhjeve. Mësimi i dy ditëve jo pune për shkak të zgjedhjeve do të kompensohet në ditë pune me qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkolla dhe jo të shtuna. Nxënësit e Shkupit duhet të kompensojnë edhe mësimet e humbura më 30 nëntor, kur u organizua Samiti i OSBE-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku kërkon drejtësi për zjarrin që shkrumboi spitalin modular të Tetovës

Published

on

Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku, kandidatët për deputet nga kjo parti si dhe familjarët e të djegurve në spitalin modular në Tetovë sot mbajtën press konferencë pas mbarimit të seancës gjyqësore për modularin në Tetovë. Në vazhdim ju sjellim deklaratën e plotë të kryetares së LQE-së Gjyla Çeliku,   TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami sot ka vizituar disa fshatra të komunës së Tearcës.Ai vizitën e filloi në fshatin Nerasht ku siç tha prej këtij fshati filloi ndryshimi për koalicionin VLEN.Ai premtoi se do të punojë për përmirësimin e kushteve që të kthehen njerëzit që e kanë braktisur këtë fshat.Kasami më pas ka vizituar edhe fshatin Odër. VLEN kampanjën e zhvilloi në komunën e Tearcës

Continue Reading

Më të lexuarat