Connect with us

Lajme nga vendi

Arrestohet 33 vjeçari nga fshati Tërnovë i Gostivarit, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur kokainë | VIDEO

Published

on

Mbrëmë rreth orës 21 e 20 minuta në rrugën lokale për në fshatin Bogovinë, pjesëtarët e policisë së Tetovës kanë arrestuar personin me iniciale F.S 33 vjeçar nga fshati Tërnovë i Gostivarit.

Gjatë kontrollit të kryer në veturën e tij Mercedes, I është gjetur dhe marrë kokainë, me ç`rast është mbajtur në stacionin policor në Tetovë.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Ratkoceri me gjuhën e Artanit fyen Bilall Kasamin, e quan kondukter autobusi

Published

on

Botuesi i gazetës Koha, Arben Ratkoceri, ka shkruar një status me të cilin fyen liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai ka ironizuar me Kasamin pse ka veshur atlete të bardha, ndërda e ka fyer për kostumin e tij, duke e quajtur si kondukter autobusi.

Kjo retorikë e të ashtuquajturit gazetar, është e njëjtë me retorikën e zv/kryeministrit Artan Grubi, për të mos thënë se mund tl jetë shkruar nga vetë ai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shaqiri: Pse mallkohet bashkëpunimi VLEN -Vetvendosje

Published

on

Shkruan: Agron Shaqiri

Në një botë ku politikanët e nivelit ndërkombëtar shpesh shprehin mbështetje për kolegët e tyre politikë në vende të ndryshme, një gjest i tillë solidariteti mes subjekteve politike shqiptare po bëhet shkaku i një reaksioni të jashtëzakonshëm mediatik.

Jo në larg se dje, kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një video-adresim u shpreh parezervë në mbështetje të fushatës elektorale të partisë maqedonase LSDM. Për këtë nuk u dëgjua asnjë shpërthim i polemikës.

Poashtu një gjë e ngjashme ndodhi edhe në zgjedhjet lokale të 2021, kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, doli hapas në mbështetje për kandidatin për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov. Por, as këtu nuk u ndez asnjë debat i madh.

Nëse këto veprime shihen si të zakonshme dhe të pranueshme, atëherë pse Vetëvendosja, nuk duhet të ketë të drejtën të shpreh solidaritetin e saj me, koalicionin VLEN?

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Published

on

Lideri i Lëvizjes Demokratike, njëherit edhe bartës liste në njësinë numër një, Izet Mexhiti, në Tubimin Madhështor me bashkëkombas në Berlin të Gjermanisë, mërgimtarëve u drejtua me fjalët ngazëllyese duke u dhënë sihariqin e fitores më 8 Maj si dhe vlerën e votës së mërgatës që din të dënoj regjimet dhe ata që urrejnë Kurtin dhe Kosovën.

“Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarsinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiçin”.

Mexhiti po ashtu ka shtuar se tani është momenti historik për ndryshime në skenën politike shqiptare pas disa dekadash, me opozitën e bashkuar dhe Vetëvendosjen.

Ai gjithashtu ka thënë se BDI-ja ka devijuar rrugën dhe se i pengon Kosova dhe prania e saj në Maqedoni të Veriut.

“Shqiptarët e Shkupit, një pjesë të familjes e kanë në Shkup e pjesa tjetër në Han të Elezit dhe Kaçanik, andaj ne jemi të pandashëm me Kosovën, kështu që më vjen neveri nga BDI-ja se si po nxjerrin vrerë dhe frikësohen nga prania e Kosovës”, ka deklaruar Mexhiti.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat