Connect with us

Lajme nga vendi

Struga Trim Lum kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll | VIDEO

Published

on

Dy xhiro para mbylljes të sezonin 2022-2023, Struga Trim Lum edhe zyrtarisht është shpallur kampion në futboll në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.

Struganët,  mposhtën me 3-0 Sileksin në shtëpi dhe pas humbjes të Shkëndijës ndaj Shkupit në kryeqendër, edhe matematikisht siguruan titullin e kampionit, të parin në histori dhe vetëm tetë vite pas themelimit të këtij ekipi.

Kësisoji klubi nga Struga pas vetëm katër vite garimi në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut fitoi titullin e parë historik si Kampion në futboll.

Struga Trim Lum, është skuadër e re, e themeluar në vitin 2015.

Sezonin 2022/2023 e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme trajneri Srgjan Zaharieski për ta përmbyllur me plot sukses trajneri nga Shqipëria Shpëtim Duro.

Advertisement

Gati në të gjithë xhirot e këtij kampionati struganët kanë qenë lider të renditjes në tabelë dhe titulli I kampionit është më se I merituar.

Struga Trim Lum,  më 20 Maj luan edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut përballë Makedonija Gjorçe Petrov dhe një fitore eventuale do të bënte struganët me titull të dyfishtë.

Ndërkaq, lajmet e mira për sa i përket shqiptarëve në sport nuk kanë fund. Kësisoji, edhe një ekip shqiptar i futbollit nga sezoni i ardhshme do të luajë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për ekipin nga Ohri  Voska Sport.

 

Advertisement

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari: Nuk mund ta besojë se bashkëpartiakët e mi do të shkojnë në lista me BDI

Published

on

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se ende nuk mund të beson se bashkëpartiak të tij mund të shkojnë në lista me BDI-në. Ai tha se do ta presin zyrtarzimin e marrëveshjes mes BDI-së dhe atyre dhe më pas do të komentojnë të njëjtin veprim.

Megjithatë, Taravari, përsëri shtoi se nuk mund ta besojë që krahu i Selës mund të bashkohet me BDI-në.

Sa i përket çështjes së kujt do t’i takojë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari tha se ka presione mbi gjykatën dhe tendencë për të ndërruar gjykatësin, që sipas tij nuk është në rregull.

“Uroj dhe shpresoj që sa më shpejtë të ketë një vendim, e kam thënë që çdo vendim ta pranoj, gjitha argumentet janë në anën tonë, por le t’ia lëmë gjykatës që të vendos”, tha Taravari.

Arben Taravari tha se ka dëgjuar se ka iniciativë për ta tërhequr gjykatësen e re e cila sipas tij është punësuar disa muaj dhe është munduar t’i bashkon të dy lëndët dhe ta sjell një vendim.

Advertisement

“Por nuk e di tani kryetari i gjykatës çfarë ka vendos edhe pse nuk ka bazë për ndryshuar gjykatësen por do ta shohim këto ditë do t’i marrim informacionet e sakta”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nesër ora 12.00 , Ali Ahmeti do të fillojë zyrtarizimin e Frontit Europian

Published

on

Nesër e martë 19 mars 2024 me fillim në ora 12.00 në hotelin Aleksandar Palas në Shkup Kryetari Ali Ahmeti nis themelimin e Frontit Evropian.

“Nesër do të fillojë zyrtarizimi i krijimit të Frontit Evropian me Lëvizjen Populli të z.Skender Rexhepi-Zejdi, dhe më pas do të pasojnë edhe zyrtarizime të tjera me të gjitha ato grupime qofshin politike apo të organizatave joqeveritare të cilat do ti bashkohen këtij fronit i cili do të udhëhiqet nga lideri Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim”,

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bekteshi: Në këto zgjedhje BDI e vetme i merr 17-18 deputetë, me koalicion jemi me mbi 20 deputetë

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisonin Klan Debat deklaroi se BDI ngelet e vetmja parti serioze në vend, pasi çdo premtim dhe mision e ka realizuar.

“Arben Taravari garon për president dhe në ndërkohë iu thotë se nuk ka interes për të fituar, sepse edhe ai e din qe nuk do të bëhët, pra nuk është serioz. Ndërsa, kemi edhe Bilall Kasamin i cili garon si bartës liste, duke e ditur se nëse e fiton atë mandat, atëherë brenda 6 muajve duhet të ketë zgjedhje per kryetar komune në Tetovë dhe do ngecin punët. Opozita shqiptare janë të bindur qe do t’i humbin zgjedhjet pavarësisht se ndoshta nuk e tregojnë”, tha Bekteshi.

Bekteshi tha se BDI pret fitore deri në 18 deputetë, teksa opozita më pak se 10.

“Nuk shoh garë të nxëhtë, sepse BDI do t’I fitoj këto zgjedhje vetëm BDI ka 17-18 deputetë, pa partnerët e koalicionit, më partnërë shkojmë mbi 20, teksa opozita do të këtë fitore më numër një shifror, pra nën 10”, deklaroi Bekteshi.

Continue Reading

Më të lexuarat