Site icon Tetova Expres

Struga Trim Lum kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll | VIDEO

Dy xhiro para mbylljes të sezonin 2022-2023, Struga Trim Lum edhe zyrtarisht është shpallur kampion në futboll në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.

Struganët,  mposhtën me 3-0 Sileksin në shtëpi dhe pas humbjes të Shkëndijës ndaj Shkupit në kryeqendër, edhe matematikisht siguruan titullin e kampionit, të parin në histori dhe vetëm tetë vite pas themelimit të këtij ekipi.

Kësisoji klubi nga Struga pas vetëm katër vite garimi në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut fitoi titullin e parë historik si Kampion në futboll.

Struga Trim Lum, është skuadër e re, e themeluar në vitin 2015.

Sezonin 2022/2023 e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme trajneri Srgjan Zaharieski për ta përmbyllur me plot sukses trajneri nga Shqipëria Shpëtim Duro.

Advertisement

Gati në të gjithë xhirot e këtij kampionati struganët kanë qenë lider të renditjes në tabelë dhe titulli I kampionit është më se I merituar.

Struga Trim Lum,  më 20 Maj luan edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut përballë Makedonija Gjorçe Petrov dhe një fitore eventuale do të bënte struganët me titull të dyfishtë.

Ndërkaq, lajmet e mira për sa i përket shqiptarëve në sport nuk kanë fund. Kësisoji, edhe një ekip shqiptar i futbollit nga sezoni i ardhshme do të luajë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për ekipin nga Ohri  Voska Sport.

 

 

Advertisement

 

Exit mobile version