Connect with us

Lajme nga vendi

Osmani – Kuleba: Maqedonia e Veriut i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për ndëshkimin e agresionit ndaj Ukrainës

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Gjatë bisedës, sic njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Osmani informoi për vendimin që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për ndëshkimin e veprës penale të agresionit ndaj Ukrainës.

“Një hap i tillë përfaqëson një tjetër konfirmim të mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike. Agresioni rus duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe autorët e krimeve të luftës duhet të sillen para drejtësisë” – theksoi Osmani.

Njëherit, Osmani rikonfirmoi mbështetjen tonë të fortë dhe të pakompromis për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke dënuar ashpër pushtimin ushtarak rus. Në këtë kontekst, ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë një sërë hapash dhe masash në përgjigje ndaj veprimeve ushtarake ruse, duke theksuar mbështetjen për popullin ukrainas në përballjen me sfidat e agresionit rus.

Gjithashtu, u diskutua edhe për aktivitetet në kuadër të kryesimit të të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në si dhe për situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë dhe në kontinentin evropian./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

“Presidencialet”, ODIHR nesër do t’i publikoj rezultatet e para

Published

on

Përfaqësuesja e ODIHR-it pas vizitës në dy qendra të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi është i mbarë dhe se një vlerësim të plotë do të mund të japin pas përmbulljes së procesit të votimit.

“Deri më tani kam vizituar vetëm dy qendra votimi ku ka shkuar gjithçka mirë dhe pa probleme. Por këto janë vetëm dy nga qendrat e shumta të votimit, kështu që nuk mund të nxjerrim një përfundime deri në fund të ditës”, tha Gillian Stirk, ODIHR.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ: 12.78% votuan deri në ora 11:00

Published

on

Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dalja në vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11 është 12,78 për qind, pra kanë votuar 229.417 votues.

Këto përqindje dhe shifra, sipas të dhënave të KSHZ-së, bazohen në 3.416 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.508 në komunat e gjithë vendit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hyri për ta gjetur fatin, por e gjen vdekjen, 62 vjeçari vdes në kazino

Published

on

Mjeku i Emergjencave të Manastirit dje në orën 18:30 në SPB Manastir ka raportuar se nga një kazino në një hotel në Manastir, pa shenja jete është sjellë tek ta N.K (62), shtetas i Greqisë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit do të dërgohet për obduksion. Në vendin e ngjarjes ka bërë kontroll nga ekipi inspektues i SPB Manastir, njofton MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat