Lajme nga vendi
Është për t’u habitur që Bujar Osmani ka turpëruar veten dhe si ministër i cili është i detyruar të zbatojë kushtetutën dhe ligjet, tregon injorancë elementare ose me vetëdije i shkel ato, duke shkaktuar drejtpërdrejt intolerancë etnike, tha në një konferencë për media zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Merrni lajme në Viber
– Sipas kushtetutës, e vetmja gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase! Kjo është përcaktuar në amendamentin 5 paragrafi 1. Në këtë amendament paragrafi 1 qartë thotë se gjuha zyrtare e gjithë territorit të Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare është gjuha maqedonase! Paragrafi 2 tregon se gjuha zyrtare e folur nga 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare e territorit të Republikës së Maqedonisë, por nuk është gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar. Në kushtetutë bëhet një dallim i qartë se cila është gjuha zyrtare për përdorim ndërkombëtar dhe ajo është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Osmani të pushojë së manipuluari me publikun sepse edhe në Ligjin për përdorimin e gjuhëve në asnjë nen dhe në asnjë paragraf nuk përmendet se gjuhë tjetër në vend të maqedonishtes është gjuhë zyrtare në marrëdhëniet ndërkombëtare, thotë Miteva.Од: А1он
Lajme nga vendi
BDI mbledh organet e partisë, pritet të vendosë për format e protestës
BDI-ja ka thirrur mbledhjen e të gjitha strukturave partiake sot në Tetovë nga ku pritet të dalë plani konkret mbi masat që do të ndërmerr BDI-ja për siç thonë ata, mbrojtje të legjitimitetit. Në mbledhjen e thirrur prite të vendoset për protestat e mundshme të cilat BDI-ja i paralajmëron në kuadër të 100 ditëshit të Qeverisë VMRO-VLEN dhe qëndrimin e tyre mbi iniciativën kushtetuese për Ligjin e përdorimit të gjuhëve. Jo zyrtarisht mbledhja e organeve dhe strukturave partiake është thirrur në orën 14 në Tetovë.
Lajme nga vendi
Fronti Europian do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale
BDI-ja si parti opozitare sot do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, për miratimin e të cilit kërkohet shumicë parlamentare prej dy të tretave, njoftoi TV 24.
Ndryshimet ligjore parashikojnë zgjatjen e mandatit të ushtruesve aktual të detyrës kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, në qershor të këtij viti, deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” udhëhequr nga BDI-ja votuan edhe për Ligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, për miratimin e të cilit kërkohej edhe një shumicë prej dy të tretash.
Për t’u miratuar, amendamentet duhet shumicë prej dy të tretave, si dhe shumicë e Badenterit, nga deputetët, dhe nëse projektligji nuk kalon, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash duhet të mbahen në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar. deri në fund të vitit.
Lajme nga vendi
Është rritur intensiteti i komunikacionit në vend
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.
“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet nw njoftimin e LAMM-sw.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve