Site icon Tetova Expres

Është për t’u habitur që Bujar Osmani ka turpëruar veten dhe si ministër i cili është i detyruar të zbatojë kushtetutën dhe ligjet, tregon injorancë elementare ose me vetëdije i shkel ato, duke shkaktuar drejtpërdrejt intolerancë etnike, tha në një konferencë për media zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Merrni lajme në Viber
– Sipas kushtetutës, e vetmja gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar është gjuha maqedonase! Kjo është përcaktuar në amendamentin 5 paragrafi 1. Në këtë amendament paragrafi 1 qartë thotë se gjuha zyrtare e gjithë territorit të Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare është gjuha maqedonase! Paragrafi 2 tregon se gjuha zyrtare e folur nga 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare e territorit të Republikës së Maqedonisë, por nuk është gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtar. Në kushtetutë bëhet një dallim i qartë se cila është gjuha zyrtare për përdorim ndërkombëtar dhe ajo është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Osmani të pushojë së manipuluari me publikun sepse edhe në Ligjin për përdorimin e gjuhëve në asnjë nen dhe në asnjë paragraf nuk përmendet se gjuhë tjetër në vend të maqedonishtes është gjuhë zyrtare në marrëdhëniet ndërkombëtare, thotë Miteva.Од: 

Exit mobile version