Connect with us

Lajme nga vendi

Aksion policor si nëpër filma, arrestohen dy persona në pik pagesën afër Tetovës

Published

on

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme policia e Shkupit në bashkëpunim me atë të Tetovës ka arrestuar dy persona nga Haraçina, pasi të njëjtit janë kapur duke transportuar 35 kilogramë drogë. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj dy personave në fjalë po ngritët kallëzim përkatës.

“Në orët e paradites në pikën pagesore në magjistralen Gostivar – Tetovë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Range Rover”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A.(32), në të cilin O.A. (23) ishte pasagjer, të dy nga fshati Haraçinë i Shkupit. Personat nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalimin e mjetit, por janë larguar me vrap duke dëmtuar një automjet të policisë, por shumë shpejt janë ndaluar dhe privuar nga liria. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur 4 thasë me marihuanë, me peshë totale të rreth 35 kilogramëve, me vlerë të rreth 100 mijë eurove”, njoftojnë nga MPB.

 

Lajme nga vendi

Kasami nga Likova: Ne shpalosim programe ekonomike, ata rrihen e përçahen

Published

on

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nga tubimi në Likovë thase, derisa BDI e dëshiron përçarjen e VLEN, po përçahet vetë.

“Duke na dashtë ne të keqen, se ne nuk mundemi të rrijmë bashkë, atyre çdo ditë e më shumë po u hyn fesati dhe i ndëgjoni ditëve të fundit në vend të organizojnë tubime rrihen e përçahen. Ne kur ju shpalosim pika nga programi jonë ekonomik, politik e shëndetësor, ata po bërtasin Rusia, ne kur ju themi zhvillim ekonomik e mirëqenie të shqiptarëve, ata bërtasin Putini, ne kur ju themi bashkimi i shqiptarëve në Europë, ata thonë Vuçiqi e Serbia”, tha Kasami në tubimin e sontëm në Likovë.

Kasami tha se çdo ditë e më shumë po japim shembullin se të vjetrës i ka skaduar afati.

“Një shembull konkret e dhamë me stadiumin e Tetovës, të cilin e prishëm dhe po ndërtojmë të ri. Ne po japim shembull se të vjetrës i ka skaduar afati ndërsa shumë shpejtë do ti skadojë edhe mandati. Qeverisë së Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe Artan kazinos po i shihet fundi”, tha Kasami.

Kasami nga Likova tha se programi i VLEN ka paraparë zhvillim ekonomik dhe rritje të mirëqenies, sepse pa ekonomi e progres nuk mund të vijë asnjë ndryshim.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Dashtevski: Shkollat do të punojnë të martën, do të mbyllen vetëm ato hapësira me material zgjedhor

Published

on

Shkollat ​​ku do të votohet për zgjedhjet presidenciale do të punojnë të martën, një ditë para zgjedhjeve. Do të mbyllen vetëm ato hapësira ku do të vendoset materiali zgjedhor.

“Kjo tashmë është rënë dakord dhe mendoj është vendosur në ueb faqe. Ato shkolla do të punojnë, por hapësirat ku do të vendoset materiali zgjedhor do të mbyllen dhe do të sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet të mërkurën e ardhshme më 24 prill.

Për shkak të zbatimit pa pengesë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara më 24 prill dhe 8 maj, Qeveria dje mori vendim që këto dy ditë të jenë ditë jo pune dhe të mos punohet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Universiteti I Tetovës shënon 30 vjetorin e themelimit

Published

on

Universiteti I Tetovës shënon 30 vjetorin e themelimit, sot në emisionin e pasditws në Televizionin Koha ishte i ftuar rektori i Universitetit Shtetror të Tetovës për të na treguar për së afërmi në lidhje me aktivitetet që do të shënojnë 30 vjetorin e themelimit të UT sipas rektorit të këtij Univeristeti Prof. Dr. Jusuf Zejneli, viti 2024 është vit jubilar për UT-  sepse këtë vit deri me 17 dhjetor do të realizohen aktivitete të shumta, bashkëpunime, që do ta shënojnë këtë vit jubilar që shënon 30 vjetorin e themelimit. Bartim përgjegjësi  sepse ky universitet është vlerë kombëtare  është dhënë shumë mund, sakrificë dhe gjak për të frymuar shqip, shprehet rektori prof. Dr. Jusuf Zejneli.

Me 25 prill do të jetë ‘’Dita e hapur” dhe ‘’Panairi I karrierës’ rektori thekson që: ftoj maturantët, të gjithë janë të mirëseardhur që të njihen me shumëllojshmërinë e programeve studimore të akriduara dhe atë ditë në panairin e karrierës do të jenë prezente dhe kompani që studentët do të mund të  kontaktojnë  me përfaqesues të kompanive dhe të shfaqin aftësitë e tyre, kjo do të ju shërbej si një urë lidhëse për krijimin e vendeve të punës. Janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e stafit, administratës dhe studentëve sepse kushtet në UT janë shumë të mira, me salla, parkingje, ambient I gjelbëruar i stilit europian. Kurse, dhe programet studimore, ai thotë që: jemi të shtrirë në 13 fakultete me afro 100 programe studimore në ciklin e parë, 100 programe studimore në ciklin e dytë, dhe jemi në akreditim të studimeve të ciklit të tretë.TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat