Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme policia e Shkupit në bashkëpunim me atë të Tetovës ka arrestuar dy persona nga Haraçina, pasi të njëjtit janë kapur duke transportuar 35 kilogramë drogë. Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj dy personave në fjalë po ngritët kallëzim përkatës.
“Në orët e paradites në pikën pagesore në magjistralen Gostivar – Tetovë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Range Rover”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A.(32), në të cilin O.A. (23) ishte pasagjer, të dy nga fshati Haraçinë i Shkupit. Personat nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalimin e mjetit, por janë larguar me vrap duke dëmtuar një automjet të policisë, por shumë shpejt janë ndaluar dhe privuar nga liria. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit janë gjetur 4 thasë me marihuanë, me peshë totale të rreth 35 kilogramëve, me vlerë të rreth 100 mijë eurove”, njoftojnë nga MPB.