Lajme nga vendi
Arratisje si në filma në pikën kufitare “Bllacë”, policia arrestoi shtetasin e Kosovës
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një i ri nga Kosova ka tentuar të arratiset nga pika kufitare “Bllacë”, pa u ndaluar në pikën për kontroll të policisë dhe doganës, përcjell TV21. MPB bën të ditur se pas masave të ndërmarra, 25-vjeçari është arrestuar në Bllacë të Poshtme. TV21
“Më datë 15.03.2023, në ora 04:55, I.D.(25) nga Kosova, i cili drejtonte automjetin “Seat” me targa të Shkupit, nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar “Bllacë” është privuar nga liria. Gjegjësisht, rreth orës 04:45 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë hyrjes në shtet, nuk është ndalur me veturën në policinë kufitare apo kontrollin doganor dhe ka tentuar të arratiset për në Shkup, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë, në rrugën për Bllacë të Poshtme, është gjetur dhe ndaluar”, thonë nga MPB./tv21.t
Lajme nga vendi
Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë
Të punësuarit e parkut kombëtar “Mali Sharr” për një javë janë trajnuar nga një ekip amerikan se si duhet të përballen me zjarret në pyje. Sipas drejtorit të parkut kombëtar vetëm për një muaj në malin Sharr janë djegë mbi 400 hektarë, ndërsa për katër ditë 220 hektarë pyje edhe kullota.
Tash më të punësuarit e parkut kombëtar nacional mali Sharr kanë marrë një trajnim nga një ekip, nga këto shërbime morëm orientime se si të ballafaqohemi me zjarre që muajin e fundit kanë qenë aktive në mali Sharr ku janë djegur 400 hektarë dhe në rastin e fundit në Sellcë janë djegë 220 hektarë ku për katër ditë kanë sjell shumë dëme në biodiversitet, në atë që quhet natyrë, janë djegur pyje të niveli të lartë, të ulëta livadhe, shkurre të ndryshme dhe të mos flasim për botë të egër dhe insekte të caktuara”, është shprehur Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.
Lajme nga vendi
VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih
Koalicioni VLEN do të qëndroj në Berlin të Gjermanisë dhe në Cyrih të Zvicrës këto ditë për të takuar mërgatën në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me 24 prill dhe 8 maj.
Lajme nga vendi
46 raste të reja me kollën e keqe
Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej 4,5 për qind krahasuar me javën e kaluar, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Shumica e rasteve janë raportuar si pjesë e epidemisë në Shkup – 37, ndërsa raste janë raportuar edhe në Manastir – tre, Kumanovë – dy dhe nga një në Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë.
Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 73 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 31 persona janë të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 13 janë të vaksinuar plotësisht dhe dy janë të vaksinuar sipas moshës.
Nga 46 rastet e reja, nëntë raste janë shtruar në spital.
Deri më 18 prill, në vend janë regjistruar gjithsej 489 raste me kolln e keqe, me një incidencë prej 26.6/100 mijë banorë.
Kjo paraqet një rritje të disafishtë të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar 2019-2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve