Në orët e para të mëngjesit të sotëm një i ri nga Kosova ka tentuar të arratiset nga pika kufitare “Bllacë”, pa u ndaluar në pikën për kontroll të policisë dhe doganës, përcjell TV21. MPB bën të ditur se pas masave të ndërmarra, 25-vjeçari është arrestuar në Bllacë të Poshtme. TV21
“Më datë 15.03.2023, në ora 04:55, I.D.(25) nga Kosova, i cili drejtonte automjetin “Seat” me targa të Shkupit, nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar “Bllacë” është privuar nga liria. Gjegjësisht, rreth orës 04:45 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë hyrjes në shtet, nuk është ndalur me veturën në policinë kufitare apo kontrollin doganor dhe ka tentuar të arratiset për në Shkup, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë, në rrugën për Bllacë të Poshtme, është gjetur dhe ndaluar”, thonë nga MPB./tv21.t