Connect with us

Lajme nga vendi

Ulet numri i foshnjave të porsalindura në rajonin e Tetovës

Published

on

Çiftet në Tetovë lindin më pak fëmijë se në të kaluarën. Gjithnjë ndër vite shkon duke rënë numri i lindjeve në Spitalin Klinik të Tetovës.Kësisoji, nëse në vitin 2022 ka patur  1101 foshnja të porsalindura, kurse në vitin 2021 ka patur 1326 foshnja të lindura .Sipas këtyre shifrave, ka rënie prej 17.47  përqind të lindjeve në rajonin e Tetovës.Por, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës thonë se trendi i rënies së lindjeve është trend në tërë vendin dhe jo vetëm në Tetovë.Por, për në Tetovë,ndër faktorë kryesor përmendet edhe emigracioni.Por, kohëve të fundit shënon rritje numri i lindjeve të parakohshme, pohojnë në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Raporti i lindjeve të parakohshme për vitin 2022 ka pësuar rritje, kemi rritje të lindjeve që i quajmë Premature dhe rritja është në vlerë 3.93 përqind në raprort me lindjet e parakohshme në vitin 2021.Edhe këtu kemi disa faktorë që ndikojnë, por veçohet nëna si faktorë dhe faktorët në fazën e fundit të lindjes.Lindjet e parakohshme kanë trajtim të veçantë, qëndrimi në inkuabtorë e kështu me rradhë dhe në vitin e parë këta fëmijë kërkojnë një trajtim më të veçantë”, thekson thotë Sani Bajrami, kryeshef i repartit akusherik pranë Spitalit Klinik të Tetovës, njofton Tv Koha

Ndërkaq, është ulur edhe numri i vdekshmërisë së foshnjave në Spitalin Klinik të Tetovës.Gjatë vitit 2022 ka patur vetëm 3 foshnja që kanë vdekur njoftojnë mjekët në këtë repart.Mjekët që punojnë në këtë repart thonë se nuk ka dallim të madh për sa i përket gjinisë sw foshnjave qw lindin.Viteve të fundit, është bërë trend që shumë çifte të vendosin që lindja e fëmijës të bëhet në spitalet private për shkak të kushteve më të mira krahasuar me kushtet në spitalet shtetërore. Megjithatë, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës theksojnë se kanë staf të mjaftueshëm për të kryer lindjet edhe më të komplikuara dhe se janë pajisur me aparaturë moderne, ndërsa nënvizojnë se duhet që të ketë edhe staf të ri të trajnuar që në të ardhmen do të jetë në shërbim të qytetarëve.TV KOHA

 

Advertisement

Advertisement

Lajme nga vendi

Saiti: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese doemos të respektohen

Published

on

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet. E lexova deklaratën e tyre dhe është e vërtetë, ato nuk përcaktojnë pagën, por kanë korrigjuar dispozita që sipas tyre konsiderojnë se mund të korrigjohen, deklaroi kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Xhemali Saiti.

Në pyetjen e gazetarëve në kuadër të Konferencës së sotme të gjyqtarëve 2023, me rastin e 31 Marsit – Ditës së gjyqësorit, Saiti theksoi se çështja është nëse shteti për momentin ka kapacitete ekonomike për t’i përmbushur ato kërkesa.

“Kjo mënyrë e përllogaritjes së pagës e cila ekzistonte deri më tani është bllokuar me një dispozitë e cila duhej të ketë karakter të përkohshëm, por ajo dispozitë ka që zbatohet tashmë 15 vite. Çështje tjetër është se a ka për momentin shteti kapacitet ekonomik për t’i përmbushur këto kërkesa, atë çështje me siguri e dinë njerëz nga qeveria dhe mund të përgjigjen”, tha Saiti.

Ai shprehu edhe indinjatën e tyre për mospërmbushjen e obligimeve të Qeverisë ndaj gjyqtarëve lidhur me rritjen e pagave.

Advertisement

“Ju e dini se jemi në një proces të gjatë negociatash me Qeverinë, duke hequr dorë nga kërkesat tona legjitime që të miratohet Ligj për pagat e gjyqtarëve i cili një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese u dorëzua në Komisionin para Kuvendit dhe u bllokua përmes amendamenteve, pastaj pasoi vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, sqaroi Saiti, duke shtuar se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet ta përmbushin obligimin e tyre.

Gjykata Kushtetuese me vendim për shfuqizimin e dy neneve të Ligjit për paga dhe kompensim të funksionarëve, mundësoi rritjen e pagave të funksionarëve shtetërorë për 78 për qind. Me vendimin, përveç kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe të gjithë kryerësve të funksioneve publike përfshihen edhe gjyqtarët kushtetues.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zhduket një vajzë 12-vjeçare nga Shkupi, prindërit e saj kërkojnë ndihmë

Published

on

Një vajzë 12-vjeçare nga Shkupi është zhdukur që nga dje. Thirrje për ndihmë kanë publikuar edhe prindërit që kanë denoncuar rastin në polici mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale.

Familja e 12-vjeçares Anisa Ajro nga Shkupi që nga mëngjesi i sotëm është në kërkim të saj në rrjetet sociale dhe janë lënë numra telefoni që kushdo që e sheh të telefonojë të afërmit e saj. Të dhënat zyrtare thonë se vajza është larguar disa herë nga shtëpia dhe me ndihmën e policisë është kthyer pranë familjes.

“Më datë 30.03.2023 në Stacionin Policor Bit Pazar në ora 20:30, E.A.(38) ka raportuar se vajza e tij A.A.(12) ka ikur, ndërsa rreth orës 22:00 G.O.(39) ka lajmëruar se vajza e tij ka ikur vajzën MK (15). ). MK dhe më parë në disa raste ajo është larguar nga shtëpia dhe është kthyer mbrapsht. “Po merren masa për gjetjen e personave”, tha MPB për “A1on”.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë gjendet një trup i pajetë

Published

on

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, mbrëmë rreth orës 23:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në vend ngjarje ka dalë ekip i mjekësisë ligjore dhe prokuror publik.

Sipas informacioneve të para, me siguri bëhet fjalë për migrant ilegal i cili është rrëzuar nga kamioni në të cilin ka qenë duke udhëtuar, ndërsa më pas është shkelur nga një makinë e rëndë që nuk është ndaluar në vendin e ngjarjes. Më tepër informacione pritet gjatë ditës.

Continue Reading

Më të lexuarat