Çiftet në Tetovë lindin më pak fëmijë se në të kaluarën. Gjithnjë ndër vite shkon duke rënë numri i lindjeve në Spitalin Klinik të Tetovës.Kësisoji, nëse në vitin 2022 ka patur 1101 foshnja të porsalindura, kurse në vitin 2021 ka patur 1326 foshnja të lindura .Sipas këtyre shifrave, ka rënie prej 17.47 përqind të lindjeve në rajonin e Tetovës.Por, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës thonë se trendi i rënies së lindjeve është trend në tërë vendin dhe jo vetëm në Tetovë.Por, për në Tetovë,ndër faktorë kryesor përmendet edhe emigracioni.Por, kohëve të fundit shënon rritje numri i lindjeve të parakohshme, pohojnë në Spitalin Klinik të Tetovës.
“Raporti i lindjeve të parakohshme për vitin 2022 ka pësuar rritje, kemi rritje të lindjeve që i quajmë Premature dhe rritja është në vlerë 3.93 përqind në raprort me lindjet e parakohshme në vitin 2021.Edhe këtu kemi disa faktorë që ndikojnë, por veçohet nëna si faktorë dhe faktorët në fazën e fundit të lindjes.Lindjet e parakohshme kanë trajtim të veçantë, qëndrimi në inkuabtorë e kështu me rradhë dhe në vitin e parë këta fëmijë kërkojnë një trajtim më të veçantë”, thekson thotë Sani Bajrami, kryeshef i repartit akusherik pranë Spitalit Klinik të Tetovës, njofton Tv Koha
Ndërkaq, është ulur edhe numri i vdekshmërisë së foshnjave në Spitalin Klinik të Tetovës.Gjatë vitit 2022 ka patur vetëm 3 foshnja që kanë vdekur njoftojnë mjekët në këtë repart.Mjekët që punojnë në këtë repart thonë se nuk ka dallim të madh për sa i përket gjinisë sw foshnjave qw lindin.Viteve të fundit, është bërë trend që shumë çifte të vendosin që lindja e fëmijës të bëhet në spitalet private për shkak të kushteve më të mira krahasuar me kushtet në spitalet shtetërore. Megjithatë, nga reparti Akusherik në Spitalin Klinik të Tetovës theksojnë se kanë staf të mjaftueshëm për të kryer lindjet edhe më të komplikuara dhe se janë pajisur me aparaturë moderne, ndërsa nënvizojnë se duhet që të ketë edhe staf të ri të trajnuar që në të ardhmen do të jetë në shërbim të qytetarëve.TV KOHA