Connect with us

Lajme nga vendi

Kovaçevski për takimin e liderëve shqiptar të Maqedonisë në Tiranë: Rama është eurointegrist i dëshmuar

Published

on

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se homologu i tij nga Shqipëria, Edi “Rama është eurointegrist i dëshmuar” dhe se takimi i tij me liderët e partive politike shqiptare në Tiranë nuk përbën problem, përcjell TV21. Kovaçevski tha se është i mirëseardhur çdo takim me funksionarë mes dy vende, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vlerësoj se mesazhet që gjithashtu janë dërguar pas mbledhjes nga liderët që kanë marrë pjesë në takimin në Tiranë janë pikërisht në këtë drejtim, e kjo është zhvillim i pandërprerë i integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe normalisht edhe të Shqipërisë, me të cilët mos të harrojmë se bashkërisht i kemi nisur bisedimet me BE-në në të njëjtën ditë”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari prezantoi pjesën tjetër të kabinetit presidencial: Janë njerëz me të cilët do t’i qojmë para idealet e VLEN-it

Published

on

Kandidati për president nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë prezantoi pjesën tjetër të kabinetit të tij presidencial, përcjell INA.

Emrat e prezantuar janë:

Halim Hyda – ambasador që do të jetë këshilltar diplomatik,

Jasmin Kallac – këshilltar ligjor

Urim Veseli – këshilltar për siguri dhe mbrojtje

Advertisement

Dr. Arjanit Reka – zëdhënës i kandidatit për president Arben Taravari

Taravari deklaroi se qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike. “Këta njerëz e njohin dhe e përfaqësojnë më së miri realitetin shoqëror këtu në Maqedoni. Që të gjithë e ndajnë të njëjtin mendim për t’i shërbyer qytetarit të Maqedonisë së Veriut pa dallim etnie, fetare apo politike. Me këtë ekip të shkëlqyer profesionistësh të dëshmuar kam besim të palëkundur se do t’i qojmë përpara idealet e VLEN-it, që në fakt janë reflektim më i saktë i pritshëm dhe shpresa e qytetarëve për ndryshim, prosperitet dhe mirëqenie. Prandaj themi se ndryshimi ja VLEN”, tha Taravari.

Ai shtoi se bëhet pas fitores më 8 maj, me të president, presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetarë, do të jetë edhe përfaqësuese e shoqërisë tonë, multinacionale, multietnike dhe multikulturore.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes”

Published

on

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë “Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes” që u mbajt më 27 mars 2024, morën pjesë studentët e kësaj njësie akademike dhe e njëjta u realizua nga dekani Doc. Dr. Bardhyl Limani, prodekania për shkencë Doc. Dr. Zejnedije Ademi Latifi dhe Prof. Dr. Alirami Saliji.

Punëtoria filloi me ligjëratë nga Prof. Dr. Alirami Saliji, ku studentët u njoftuan rreth masave pomoteknike në veçanti rreth formave, kohës dhe ndikimit të krasitjes në proceset fiziologjike të pemëve frutore. Më pas aktiviteti vijoi me demonstrim praktik të krasitjes në një pemishte në fshatin Sedllarcë e Epërme, në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, ku kultivohen mollë të varieteteve Granny Smith, Delishes i Kuq, Delishes i Artë si dhe Jonathan.

Studentët realizuan krasitjen dimërore të mollës, me qëllim që nëpërmjet kësaj mase pomoteknike të arrihet një baraspeshë mes rritjes vegjetative dhe frutifikimit si dhe të pengohet frutdhënia alternative e pemës. Punëtoria i inkurajoi studentët që përmes një kombinimi mes dijes dhe praktikës mund të arrihet suksesi i pritshëm.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI i reagon Mickoskit: Për fituesit në palën shqiptare vendosin vetëm votuesit shqiptarë dhe jo Kremlini

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi pasi kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski tha se Fronti Eurpoian nuk do të jetë i sukseshsëm pasi siç tha, duke pasur parasysh personat që po hyjnë në atë koalicion.

Në reagimin e BDI-së thuhet se Mickoski e ka ndjerë se partnerët e tij shqiptarë do të pësojnë humbje të thellë nga Fronti Europian prandaj edhe ka frikë dhe thotë se ky koalicion nuk do të jetë i suksesshëm.

” Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën e Putinit, ka zgjedhur shpifjet dhe fyerjet ndaj koalicionit “Fronti Europian”. Këtë e tha edhe partneri i Mickoskit, vet Izet Mexhiti, brenga e së cilit është ajo që “asnjë parti maqedonase nuk e do BDI-në”. Bashkimi Demokratik për Integrim i bënë me dije Mickoskit dhe opozitës shqiptare se, sikurse deri më tani, për fituesin te pala shqiptare vendos vetëm votuesi shqiptarë dhe kurrsesi Miskoski, Pavle Trajanovi apo Kremlini. “Fronti Evropian” do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve me “+20 deputetë” dhe Qeveria e ardhshme pa asnjë mëdyshje do të vazhdojë rrugën evropiane të vendit. E përkujtojmë Mickoskin se sot, me Maqedoninë e Veriut udhëheq kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi, ndërsa diplomacinë e udhëheq ministri Bujar Osmani, Presidenti në ardhje i vendit”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Continue Reading

Më të lexuarat