Connect with us

Lajme nga vendi

Rreth 250 milionë euro për Korridorin 8

Published

on

Ndërmarrje publike për Rrugë Shtetërore në Programin për vitin 2023 për investime, pagesë të kredive dhe shpenzime projekton financa në shumë të përgjithshme prej 38.701 miliardë denarë (629.284.552 euro), që duhet të mbulohen në bazë të të ardhurave dhe derdhjeve nga kredi të huaja, si dhe me mjete nga Buxheti shtetëror. Të ardhurat e përgjithshme 11.193 miliardë denarë me ç’rast nga pagesa e taksave rrugore planifikon të grumbullojë 3.8 miliardë denarë, nga pjesa e pagesës së akcizës pesë miliardë denarë, nga kompensimi për taksë rrugore gjatë regjistrimit të automjeteve 2.3 miliardë denarë, ndërsa 93 milionë denarë në bazë të të ardhurave të tjera nga puna. Në bazë të kredive të huaja NPRRSH do të disponojë me 11.508 miliardë denarë nga Banka botërore 1.081 miliardë denarë, nga BERZH-i në shumë prej 4.427 miliardë denarë, dhe nga Eksim Banka prej 6 miliardë denarëve.

Në derdhjet dhe të ardhurat e planifikuara të NPRRSH-së janë edhe 15 miliardë denarë (243 milionë euro) nga Buxheti i RMV-së për vitin 2023 përmes Ministrisë së Transportit, në pajtim me Ligjin për konstatim të interesit publik dhe nominim të partnerëve strategjik për projektin për ndërtim të Korridorit 8 infrastrukturor për akset e autostradave tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe të Korridorit 10 për aksin në autostradën Prilep-Manastir.

Sipas programit vjetor të NPRRSH për vitin 2023, që është miratuar nga Qeveria, programi investues të kësaj ndërmarrje shtetërore është me shumë të përgjithshme prej 29.908.800.000 denarëve. Më pas, nga mjetet vetanake NPRRSH planifikon të investojë 3.400.800.000 prej të cilave 1.939.000.000 në ndërtim të rrugëve, ndriçim, sinjalizim, ura, tunele, si dhe pjesëmarrje vetanake në investime nga kredi të huaja. Për mirëmbajtje investuese të rrugëve ndërmarrja shtetërore do të shpenzojë 720 milionë denarë, për pagesa në bazë të eksproprijimit 200 milionë denarë, për projektim dhe mbikëqyrje 473.5 milionë, ndërsa do të investojë edhe 68 milionë denarë në pajisje dhe softuer. Në programin e ri NP për rrugë shtetërore për pagesë të kredive ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare planifikon 5.71 miliardë denarë, prej të cilave 780 milionë denarë janë për pagesë të normës së interesit, ndërsa 4.33 miliardë denarë në bazë të pagesës së pjesës kryesore.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Ambasadori gjerman për REL: Nëse bisedimet në Ohër finalizohen, atëherë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës…

Published

on

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për REL tha se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde ka folur edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Advertisement

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit./REL/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut vendi më i palumtur në Ballkan

Published

on

Maqedonia e Veriut është vendi më i palumtur në Ballkan, sipas raportit të ri të lumturisë të Institutit Gallup. Në vendin e 87-të nga 137 vende, pranë Maqedonisë së Veriut për nga lumturia janë Venezuela, Kongo dhe Ukraina në vendin e 92-të.

Nga vendet fqinje në Ballkan, Shqipëria është më afër RMV-së në vendin e 83-të, Bullgaria në vendin e 77-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 71-të, Greqia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 45-të, ndërsa Kosova është në vendin e 34-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti është bërë në bazë të sondazheve të ndryshme të kryera në shtetet përkatëse. Janë marrë parasysh gjashtë faktorë, duke përfshirë “Lirinë për të bërë zgjedhje të jetës”, “Perspektivat për një jetë të shëndetshme”, “Bujarinë e njerëzve”, “Perceptimin e njerëzve për korrupsionin”, “Mbështetjen sociale të ofruar nga shteti”, “Prodhimin e Brendshëm Bruto” dhe një faktor të quajtur “Distopia dhe qëndrueshmëria”.

Vendet më të lumtura në botë mbeten Finlanda dhe Danimarka dhe shtetet e tjera baltike apo shtetet në Evropën veriore. /Telegrafi/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, por relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura minimalë do të jetë në interval prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti d të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19 gradë Celsiusë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat