Lajme nga vendi
Komisioni kundër diskriminimit do të shqyrtojë hyrjen e shpejtë në aeroport për qytetarët e suksesshëm të Maqedonisë nga jashtë, të cilën e prezantoi Osmani
Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi do ta shqyrtojë vendimin e ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, që 69 shtetas të Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, siç janë mbajtësit e MKartelës të kalojnë nëpër shiritin e shpejtë në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, transmeton Portalb.mk.
“E kemi këtë rast në radar. Në seancën e radhës, e cila do të mbahet pas festave, do të shqyrtohet nëse ka diskriminim në vendimin e MPJ-së”, tha Ismail Kamberi, kryetar i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Amerikanët erdhën për ta krijuar “Listën e Zezë”, paralajmëron presidenti …
Ministri Osmani konsideron se në projekt nuk ka asgjë të diskutueshme, përkundrazi ndaj këtyre personave tregohet respekt dhe vëmendje.
“Si ministër i Punëve të Jashtme që mbulon diasporën, ishte e rëndësishme për mua se si t’i vendosja njerëzit tanë me ndikim në funksion të shtetit. Prandaj bëra një rrjet të njerëzve tanë të suksesshëm që jetojnë jashtë, të cilët do t’i kemi në kontakt të vazhdueshëm, do të takohemi një herë në vit, do t’i sjellim këtu për seminare dhe takime. Kur përmes ambasadorëve tanë iu dham MKartela si dëshmi se ata janë pjesë e rrjetit tonë, nuk ishte menduar që ata të kishin ndonjë privilegj. Unë vlerësova se në shenjë respekti duhet të marrim masa simbolike, si p.sh. që të hyjnë falas në muze. A mendoni se për ta do të thotë diçka nëse paguajnë një biletrë 50 denarë, por simbolika është se po i nderojmë. Në atë paketë masash thamë që korsitë e shpejta të përdoren edhe për mbajtësit e pasaportave diplomatike. Dhe kjo nuk do të thotë asgjë për këta 69 persona që do të vijnë një herë në vit në aeroportin e Shkupit dhe as nuk do të prekë askënd. Më kritikoni për këtë temë, por unë qëndroj prapa vendimit dhe mendoj se duhet respektuar”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e djeshme me rastin e kryesimit të OSBE-së.
Më 2 janar, Ministria e Punëve të Jashtme tha se “projekti MKartela u prezantua në maj 2021, si një njohje dhe konfirmim për persona apo individë të dalluar nga vendi që jetojnë jashtë vendit, të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm dhe me këtë edhe promovimin e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit”.
Osmani më pas tha se projekti MKartela përfaqëson një rrjet të “individëve tanë cilësorë në diasporë, të cilët dallohen me profesionalizmin e tyre dhe angazhimin e fortë në mjedisin e ri në të cilin jetojnë, gjë që i bën ata ambasadorë të vërtetë që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme”. Kalimi i i shpejtë në aeroportet tona, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, është një njohje simbolike e punës dhe cilësisë së tyre dhe mirënjohje për institucionet dhe shtetin tonë”. Ai shtoi se në mesin e bartësve ka shkencëtarë, mjekë, biznesmenë, punëtorë të kulturës, për të cilët “kemi dëshirë dhe interes të jenë pjesë e proceseve tona të përgjithshme zhvillimore dhe shoqërore”.
Ministria e Punëve të Jashtme tha se për zbulimin e personave të tillë janë ngarkuar përfaqësitë diplomatike-konsullore të shtetit jashtë vendit, ndërsa përzgjedhja se kush do të jetë mbajtësi i MKartelës bëhet në procedurë rreptësisht të planifikuar. Një mundësi të tillë deri më tani e kanë marrë 69 qytetarë tanë, pjesëtarë të diasporës.
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
VLEN: Besimi dhe qeverisja e mirë janë themeli i sigurisë dhe stabilitetit në rajon
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “vlerësojnë lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Nga VLEN thonë se “në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta.
“Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. Për VLEN-in vizioni i qeverisjes së mirë, i bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit, është thelbi i politikës që sjell stabilitet afatgjatë. Reforma e shtetit dhe reforma e sigurisë ecin krah për krah dhe vetëm përmes institucioneve të besueshme mund të garantohet zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik dhe besimi qytetar”.
“Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti me Bashkimin Evropian janë pjesë e pandashme e kësaj qasjeje, e cila synon ndërtimin e një kulture të re sigurie më bashkëpunuese, më moderne dhe më evropiane. Ky vizion i artikuluar nga zëvendëskryeministri Fetai është dëshmi e qartë se qeverisja e re është e vendosur ta forcojë shtetin përmes besimit dhe ta afrojë vendin drejt standardeve evropiane të stabilitetit, transparencës dhe mirëqeverisjes”, thonë nga VLEN.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

